Futboll Sport

Ofertë 500 mijë € për Kamer Qakën, Panuçi jep këshilla

Mesfushori i Kombëtares, Kamer Qaka, duket se do të jetë i sakrifikuari nga radhët e CSM Poli Iasit në Rumani. Për shkak të problemeve financiare, Qaka mund të shitet dhe interes ka shfaqur Steaua e Bukureshtit.

Por, nga ana tjetër, drejtuesit kanë pranuar se në radhët e tyre ka ardhur edhe një ofertë nga Gimnastik, klub i Segunda Divizion në Spanjë. Për Qakën flitet se janë ofruar 500.000 euro.

Siç raportojnë mediat rumune, është pikërisht Panuçi, trajneri i Shqipërisë, që e ka këshilluar që të qëndrojë deri në fund të sezonit te CSM Iasi dhe më pas të zgjedhë Spanjën si destinacionin e ardhshëm. Edhe presidenti i skuadrës rumune e ka pranuar mundësinë e largimit të shqiptarit, nisur edhe nga vështirësitë financiare të skuadrës së CSM Poli Iasit.

Related posts

NGA MARASH KUMBULLA TEK HYSAJ/ Ja rrogat e shqiptarëve në Seria A

Delo.autor

PRAPASKENA/ Bennacer ishte duke u transferua te Napoli, por…

Delo.autor

Nga Madridi në Mynih, James Rodriguez rrëfen se si ndjehet këtë vit

Q.Autor

Leave a Comment