Futboll Sport

NDESHJA NË FAVOR TË LYONIT/ “PERLA” e Depay që u ndal nga “MREKULLIA” e portierit Ruffier (VIDEO)

Lyon fitoi 2-1 në transfertën ndaj St Etienne. Ndeshja ishte në fazor të vendasve deri në minutën e 65’-të, aty ku Fekir barazoi shifrat dhe Dembele përmbysi gjithçka në minutën e pestë shtesë.

Gjithsesi para se të shënoheshin golat ishte Memphis Depay që mori një top të gjatë në kundërsulm dhe u shkëput nga mbrojtja. Duke parë daljen e portierit kundërshtar tentoi të realizojë një parabolë të bukur nga distanca, por Ruffier tërhiqet shpejt mbrapsht dhe me një superzgjatje arrin të devijojë topin në goditje këndi duke i mohuar një gol të mrekullueshëm francezit.

Në këtë ndeshje edhe portieri i Lyonit, Anthony Lopes realizoi tre pritje të mrekullueshme në 6 sekonda kur rezultati ishte 1-0 për vendasit.

Related posts

Skënderbeu-Luftëtari/ Ekipi i Dajës për vazhdimësi, Lika beson te surpriza në Korçë

Q.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Juventus gjen sulmuesin e së ardhmes në Angli tek klubi i madh…

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ LIVE: Kombëtarja mbërrinë në “Elbasan Arena”, situatë e zymtë në stadium

Isa.Autor

Leave a Comment