Futboll

Fitore e kombëtares së femrave, Duka nuk i kursen elozhet

Shqipëria e femrave ka arritur që të marrë fitoren e parë në ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës. Vajzat kuqezi të drejtuara nga Armir Grima bëjnë pjesë në Grupin 2, ndërsa pas 7 ndeshjesh marrin tri pikët e para duke lënë vendin e fundit të tabelës.

Pas barazimit në Poloni vjen dhe kjo fitore që padyshim ka marrë dhe vëmendjen e presidentit të FSHF-së, Armando Duka. Ky i fundit, menjëherë pas ndeshjes ka dhënë një mesazh urimi për trajnerin Grima dhe vajzat kuqezi për fitoren.

“Jam shumë i lumtur për këtë rezultat pozitiv të skuadrës kombëtare të femrave. Pas barazimit në Poloni kisha bindje dhe besim edhe në këtë takim për një rezultat akoma më pozitiv. Një falenderim i veçantë për vajzat e skuadrës, si dhe për stafin dhe trajnerin Grima, të cilët kanë kryer një paraqitje shumë dinjitoze dhe produktive në këto dy takime eliminatore.

Më kënaq shumë vetëbesimi dhe grinta e këtyre vajzave në një skuadër me pritshmëri shumë të mëdha edhe për të ardhmen. Futbolli i femrave mbetet një nga prioritetet tona absolute dhe FSHF do të vazhdojë ta mbështesë maksimalisht atë”- përfundoi Presidenti i FSHF-së

Related posts

RIKTHEHET Totti: Sa Topa të Artë do kishte fituar Messi po të luante 25 vite te Roma?

F.autor

CHAMPIONS/ Tottenham luan ndaj PSV-së për pikët dhe SUPER sulmuesin meksikan

Isa.Autor

Montella: Objektivi im është që të fitoj trofe, Sevilla klubi ku do të shpreh qartë idetë

Q.Autor

Leave a Comment