Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ APOLONISË/ Rikthehen 2 lojtarë, por tek Kukësi ka ankth për 3 titullarët…

Agim Ibraimi dhe Patrik Eze dolën para kohe nga fusha ndaj Vllaznisë, pasi u dëmtuan. Dhimbje në përfundim të takimit ka ndier edhe Limaj, që shënoi golin e katërt në minutën e 95-të. Nga të dhënat e para lojtarët në fjalë nuk kanë dëmtime serioze, por pritet që ditën e sotme lojtarët në fjalë të marrin përgjigje të sakta nga vizitat dhe ekzaminimet që do të bëjnë.

Eze gjeti golin e parë këtë sezon ashtu si dhe Limaj, ndërsa skuadra në përgjithësi ka gjetur ekuilibrat dhe funksionon. Ibraimi është një garanci në vete për verilindorët. Ndaj Apolonisë pritet fitorja e tretë radhazi. Rikthehen këto ditë Kuper dhe Hetemaj, të cilët kanë vuajtur nga “COVID-19” këto dy javë.

Related posts

38.6 KM/H/ “Sky Sport” zbulon listën, njihuni me dy më të shpejtët e Champions League

Delo.autor

Dy ndeshjet e tetorit/ Ja programi mediatik dhe stërvitor i kombëtares

Isa.Autor

TJETËR PISTË E NXEHTË/ Pas Trabzonsporit Mavrajn e kërkon klubi i njohur spanjoll

Isa.Autor

Leave a Comment