Futboll Seria A Sport

Fitore mbijetese për Crotonen e Ajetit, mbrojtësi kuqezi pranë festës në Seria A

Crotone ka arritur të fitojë sot me rezultatin 4-1 kundër Sasuolos. Skuadra e drejtuar nga Valter Zenga ka bërë gjithçka mirë duke triumfuar përballë publikut vendas. Tre pikë mjaft të rëndësishme për ekipin e Arlind Ajetit, i cili tashmë është më pranë mbijetesës në Seria A.

Qendërmbrojtësi shqiptar e nisi takimin nga stoli dhe në fut në lojë në minutën e 81-të. 4 minuta më pas, ai u ndëshkua me karton të verdhë. Golat për Crotonen u shënuan nga Trota dhe Simi, ndërsa për miqtë Berardi shkundi rrjetën përmes penalltisë.

Pas kësaj sfide, Crotone ndodhet në vendin e 14-të me 34 pikë, duke u shkëputur në këtë mënyrë 5 pikë nga vendi i 18-të, që të çon në Seria B.

Related posts

ZYRTARE/ Yamal firmos me Barcelonën deri në vitin 2031, klauzola marramendëse në kontratë

F.autor

Fitoi çmimin e shokëve të ekipit, Salah: U riktheva prej Çelsit, Liverpuli e mund Realin

Sadik.Autor

Rinis telenovela ”Memushaj”, objektiv i një tjetër klubi italian

Sadik.Autor

Leave a Comment