Futboll

Ruud van Nistelrooy: Ronaldon i meriton rekordet, goli ndaj Juventusit ishte i jashtëzakonshëm

Ruud van Nistelrooy ka lavdëruar Cristiano Ronaldon për punën e palodhshme dhe të arriturat në futbollin profesionist, duke treguar se CR7 që ditën parë në Manchester United ua kishte bërë me dije të gjithëve se dëshiron të bëhet më i miri në botë.

Cristiano Ronaldo me golin “jashtë kësaj bote” kundër Juventusit, meritoi rekordin në Champions League, thotë Ruud van Nistelrooy, raporton Gazeta Express.

Ikona e Real Madridit shënoi në ndeshjen e 10 me radhë në fitoren e ekipit të Zinedine Zidane prej 3-0 kundër Juventusit, duke lënë prapa Ruud van Nistelrooyn me 9.

“Ishte ndeshje e madhe – çerekfinale. Tashmë kishte shënuar nëntë ndeshje me radhë dhe të shënon për herë të dhjetë në një ndeshje si ajo, fantastike”, deklaroi Nistelrooy pasi Ronaldo ia theu rekordin për gola të realizuara më së shumti ndeshje me radhë.

“Dy golat ishin të bukura, veçanërisht ajo me gërshërë është thjeshtë i jashtëzakonshëm, jo nga kjo botë. Kërcimi i lartë për ta goditur topin, është thjesht e pabesueshme”, tha Nistelrooy.

“Ronaldo erdhi si i (në Manchester United), por e dinte se çfarë donte, dhe gjithmonë thoshte: ‘Dua të bëhem më i miri në botë’. Në fillim, ju mendoni: ‘Ok, është djalë i ri – vazhdo ëndërro”.

“Por, me punë të pandalshme dhe talent, duke i kombinuar këto dyja – Cristiano ia ka dalë që t’i arrijë objektivat, dhe ende është i fortë. Është thjesht fantastike ta shohësh (edhe 33 vjeçar) duke arritur gjëra”, theksoi mes tjerash Nistelrooy.

Related posts

AFati i hidhur i Allegri-t, historia e pakuptueshme e fituesit më të urryer të historisë së Juventus

Q.Autor

Dështimi i Inter mes 11 taleneve të së ardhmes të Serisë A, sipas “Football Manager”

Q.Autor

UEFA NIS KUNDËRSULMIN/ Apelon vendimin e Gjykatës së Madridit, “Super League” mbetet çështje

Delo.autor

Leave a Comment