Moto GP

Surpriza në Argjentinë, një australian siguron “pole position”, dështojnë pretendentët

Piloti australian Jack Miller me motorin Ducati Pramac ka befasuar të ngjithë sot në mbrëmje në pistën e Motul, duke siguruar “pole position”, për herë të parë në karrierën e tij, duke e nisur nesër garën e Çmimit të Madh të Argjentinës nga vija e parë e startit. Miller dha kohën 1’47”153 në momentin e fundit, duke festuar si i çmendur për këtë rezultat. Në krah të tij do të jenë piloti spanjoll i Honda, Dani Pesdrosa, që u rendit në vendin e dytë si dhe francezi Johann Zarco, i treti me Monster Yamaha.

Provat zyrtare u zhvilluan në një pistë të lagësht për shkak të shiut që kishte rënë gjatë pasdites, por pista thahej me kalimin e minutave ndaj dhe kohët përmirësoheshin. Surprizat vijojnë edhe në vijën e dytë të startit, ku në vendin e katërt u rendit Tito Rabat e pas tij Alex Rins. Vetëm i gjashti kampioni i botës në fuqi Marc Marquez (Honda), i pari nga pilotët “big”, ndërsa fituesi i garës së parë në Katar, Andrea Dovizioso (Ducati) u klasifikua në vendin e tetë.

Zhgënjejnë dy pilotët e Yamaha, shumë larg më të mirëve, me spanjollin Maverick Vinales që u rendit i nënti, ndërsa italiani Valentino Rossi u klasifikua në vendin e 11-të.Akoma edhe më keq u rendit Jorge Lorenzo me motorin tjetër Ducati, që do ta nisë garën e nesërme në vendin e 14-të. Gara nesër do të nisë në orën 20:00.

Related posts

MOTO GP/ “Pole position” i katërt radhazi për pilotin Quartararo në Jerez

Delo.autor

KALENDARI VAZHDON TË NDRYSHOJË/ Moto GP anulon tre gara të tjera, por në nëntor do të ketë një surprizë

Delo.autor

MOTO GP/ Yamaha në vendnumëro, Rossi jep alarmin: Njësoj si një vit më parë

Delo.autor

Leave a Comment