Formula 1 Sport

Formula 1/ Mediat gjermane akuzojnë për komplot kundër Vettel

Incidenti midis Pierre Gasly dhe Brendon Hartley ndryshoi fatin e Çmimit të Madh të Kinës. Përplasja mes dy makinave Toro Rosso në xhiron e 31-të erdhi në një moment vendimtar. Hyrja e Makinës së Sigurisë në rrugë lejoi dy pilotët Red Bull të ndryshojë strategjinë e tyre dhe të bëjë një kalim të dytë në bokse për të vënë në punë gomat e mesme, të cilat lejuan që shkaktua një seri ngjarje që çuan në fitoren e Daniel Riçiardo, duke lënë pas Vettel-in.

Kuriozë nëse ishin pikërisht dy makinat Red Bull që shkaktuan atë incident për të thirrur në fushë Makinat e Sigurisë, në Gjermani nuk e kanë kaluar pa u vënë re dhe Berliner Kurier ka hedhur një bombë se Red Bull e ka bërë këtë gjë enkas. “A ka komplot nga Red Bull kundër Vettel?”, ishte kjo pyetja e Berliner Kurier.

Kjo nuk është herë e parë që ndodhin këto situata. Vlen të përmendet rasti i famshëm i Renault në Singapor 2008. FIA akuzoi atëherë drejtuesit e skuderisë franceze dhe në fund Fernando Alonso nuk e fitoi atë garë. Flavio Briatore u skualifikua përjetësisht dhe Pat Symonds u skualifkua për 5 vite. Në vitin 2010 ata fituan gjyqin në Gjykatën e Parisit, e cila anuloi vendimin e marrë nga FIA, pasi ata pranuan fajin dhe pranuan të paguanin dëmet. Gjithahshtu, pranuan se Alonso nuk ishte në dijeni të çështjes.

Related posts

NUK DO TË GJEJË NJË “SHTËPI” TJETËR/ Lewandowski rinovon me Bayern Munich, ja përfitimet

Delo.autor

NUK NDALET “JASHTËTOKËSORI”/ Messi me një tjetër rekord, i vetmi lojtar në histori që bën diçka të tillë

Delo.autor

FESTA “E ÇMENDUR” NË AVION/ Ekipi fiton kampionatin në 10 kilometra lartësi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment