Futboll Seria A

Gafa e D’Amico-s, ngatërron Sarri-n me tifozin e vdekur

Ilaria D’Amico, partnerja e Gigi Buffon dhe drejtuese në “Sky Sport”, ka ngatërruar trajnerin e Napoli-t, Maurizio Sarri-n, me tifozin e vdekur të Napoli-t, imazhi i të cilit valëvitet në çdo ndeshje.

“Si ndiheni kur shikoni imazhin tuaj në krah të atij të Maradona-s?”, ka qenë pyetja e D’Amico-s. Trajneri është përgjigjur menjëherë dhe ka zbuluar gafën e gazetares: “Nuk është imazhi im, por i një tifozi të Napoli-t, i cili është ndarë nga jeta gjatë një transferte, por më ngjan pak”.

Të menjëhershme kanë qenë faljet e kompanisë nëpërmjet drejtorit Federico Ferri: “Flamuri i shfaqur në San Paolo, në krah të atij të Maradona-s, ka imazhin e një tifozi të madh të Napoli-t, Pasquale D’Angelo, i ndarë nga jeta 3 vite më parë në Moskë. Nuk është imazhi i Sarri-t. Kemi gabuar dhe kërkojmë falje”.

Related posts

SFIDA ELIMINATORE ME GREQINË/ Mancini: Nuk duhet të ndodhë kurrë më që të mbetemi…

Delo.autor

‘Luftë’ mes Guardiolës dhe Mourinhos në merkato, Citizens nisin tratativat për Griezmann

Q.Autor

PRAPASKENA/ Manchester United nuk dorëzohet për Sanchon, rrit ofertën për Dortmund

Delo.autor

Leave a Comment