Sport Të tjera

FORMULA 1/ Hamilton mposht Verstappen, më i shpejti në Katar dhe siguron “pole position”

Lewis Hamilton me Mercedes siguroi “pole position” sot pasdite në pistën e Losail, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Katarit në Formula 1. Për pilotin britanik ky ishte “pole” nr.102 në karrierën e tij, duke ndalur kronometrin në 1’20”827, kohë rekord për këtë pistë, ku debuton sporti i Formula 1.

Hamilton do ta ndajë vijën e parë të nisjes me rivalin e tij kryesor ëpr titull, pilotin holandez të Red Bull, Max Verstappen. Ndërsa i treti u kualifikua sot makina tjetër Mercedes, ajo e Valtteri Bottas. Në këtë pistë pati shumë surpriza gjatë provave zyrtare, si dalja jashtë “top-10” e Sergio Perez (Red Bull) e Charles Leclerc (Ferrari).

Intersant fakti se provat e sotme zyrtare u mbyllën me një flamur të verdhë pikërisht në pjesën e fundit të pistës, për shkak të një incidenti që kishte makina Pierre Gasly. Kjo pengoi pilotët të bënin një xhiro të shpejtë, përfshi edhe Verstappen. Gjithsesi, gara e së dielës (starti, ora 15:00) pritet të jetë mjaft interesante.

Related posts

MARRËVESHJA INTER-MANCHESTER UNITED/ Ndryshojnë planet për Lukakun, ja shkaku

Delo.autor

“ARENA KOMBËTARE” DREJT PËRFUNDIMIT/ Flet Presidenti Duka: Është një objekt që nuk do luhet vetëm futboll. Kulla, një simbol… (VIDEO)

Delo.autor

Khabib flet mbi incidentin/ “E di që BABAI do të jetë I MËRZITUR me mua, PUTIN më…

Isa.Autor

Leave a Comment