Futboll

Mbyllet sezoni për Odegaard, pritet rikthimi te Real Madrid

Huazimi i Martin Odegaard te Herenvene është ndërprerë pasi mesfushori ka pësuar një dëmtim në fitoren 2-1 të ekipit të tij ndaj Heracles në fundjavë.

Talenti norvegjez është detyruar të largohet nga fusha në minutën e 61-të. Pasditen e së martës, klubi ka konfirmuar se Odegaard ka pësuar një frakturë në metatarsal, pikërisht si Neymar dhe nuk do të luajë më për këtë sezon.

Nuk është dëmtimi i parë i adoleshentit këtë sezon pasi gjatë dhjetorit qëndroi larg fushave për shkak të një frakture në kavilje.

Me vetëm pesë ndeshje kampionati të mbetura, Odegaard me shumë mundësi nuk do të luajë më me Herenveen pasi i ka përfunduar periudha 18-mujore e huazimit.

Ai ka shënuar tre gola dhe ka përgatitur pesë të tjerë këtë sezon në 37 ndeshje të luajtura.

Related posts

Stones nuk është i lumtur tek Manchester City, dëshiron më shumë minuta.

Sadik.Autor

Rinis telenovela ”Memushaj”, objektiv i një tjetër klubi italian

Sadik.Autor

“PAGUANTE 100 MIJË EURO NË MUAJ”/ Ndihmonte 50 familje, zbulohet sekreti i Maradonës pas vdekjes

Delo.autor

Leave a Comment