Bundesliga Futboll

Gjehet akordi, ikona e Bayern Munich nuk largohet nga Bavaria

Duket se kanë marrë fund zërat për të ardhmen e Franck Ribery. Sipas lajmit që bënë të ditur prestigjiozja gjermane “Kicker”, lojtari francez do të qëndrojë të Bayern Munich deri në Qershor të vitit 2019, duke hyrë kështu në sezonin e tij të 12 me fanellën e bavarezëve. Të gjitha detajet e kontratës janë përcaktuar dhe 35-vjeçari tashmë i ka mbetur vetëm të hedhë të zezën mbi të bardhë. Në fakt informacionet se kampionët e Gjermanisë dhe Ribery kishin nisur bisedimet mes tyre kishin filluar të qarkullonin që ditën e hënë, para ndeshjes së kthimit të çerekfinales së Champions League, ku Bayern siguroi edhe kalimin për në gjysmëfinale.

Edhe Arjen Robben është në të njëjtën situatë si Ribery, por për këtë të fundit tratativat vazhdojnë. Ndryshe nga bisedimet me lojtarin holandez, ato me Ribery ishin në fazë më të avancuar, ku mësohet se palët kanë rënë dakort për rinovimin edhe për një tjetër vit. Megjithatë në sezonin e ardhshëm Ribery nuk do të jetë në një situatë komode, kjo pasi pritet që Kingsley Coman ose Serge Gnabry të aktivizohen më shumë ën fushën e lojës, duke marrë parasysh edhe moshën e tyre më të re, edhe pse një faktor kryesor do të jetë edhe se kush do ta drejtojë skuadrën vitin tjetër.

Gjithsesi është një situatë që Ribey duhet ta pranojë, ose të paktën ta ketë marrë parasysh me nënshkrimin e kontratës së re. Nga ana e tij, mesfushori nuk mendon të dorëzohet dhe synon të luftojë për pozicionin e titullarit. Në shtëpinë e Bayern Munich mendohet të kenë ardhur dhe disa oferta nga Turqia, Kina dhe Katari në drejtim të lojtarit francez, por dëshira e Ribery ka qenë gjithmonë qëndrimi në “Allianz Arena”. 35-vjeçari  u bë pjesë e Bayer në vitin 2007 kur u transferua nga Marseille, dhe tashmë regjistron 382 ndeshje në radhët e kampionëve të Bundesligës, përfshirë këtu edhe ndeshjen e dytë kundër Sevillas.

Related posts

STRASBOURG E BËN RRUGË/ Ndal përsëri PSG-në me një barazim

Isa.Autor

BOTËRORI 2022/ Pas 3 minutash lojë, Kumbulla shpërdoron një rast të artë ndaj San Marinos (VIDEO)

Delo.autor

NGA LOJTAR NË TRAJNER/ Gian Piero Gasperini, juventini i lindur që do të mundë… “Bardhezinjtë”

Delo.autor

Leave a Comment