Moto GP

Suzuki synon 3 herë kampionin e botës për vitin 2019

Mësohet se Suzuki ka hedhur sytë nga 3 herë kampioni i botës në Moto Grand Prix, Jorge Lorenzo, duke e bërë shok skuadre me Alex Rins, për vitin 2019. Pas një sezoni të vështirë dhe sfidues te Ducati vitin e kaluar, gjërat kanë nisur pak a shumë njësoj edhe në këtë sezon të ri, me vetëm 1 pikë të grumbulluar në dy garat e para atë të Katarit dhe Argjentinës.

Mungesa e rezultateve si dhe suksesi i shokut të tij të skuadrës, Andrea Dovizioso, e vendosin në pozita jo komode Lorenzon për vitin 2019, i cili përfiton rreth 12 milionë euro në vit te Ducati, si piloti i parë i skuadrës. Megjithatë, një transferim i mundshëm i Lorenzo te Suzuki do t’i ofronte një situatë më të qartë pilotit, edhe pse kjo skuadër nuk ka aq potencial ekonomik që t’i ofrojë të njëjtën pagë si te Ducati 30-vjeçarit.

Kështu që spanjolli mund të vendosë të qëndrojë nëse situata ndryshon në garat e radhës në MotoGP. raportimet më të fundit sugjerojnë se motori  GSX-RR do të ishte perfekt për Jorge Lorenzon, sepse mendojnë se përshtatet më së miri me stilin e tij të garimit. Kështu, skuadra japoneze mund të vendosë të bëjë edhe një sforco ekonomike për të bindur 3 herë kampionin e botës për të firmosur më ta.

Zërat për Lorenzon kanë dalë pasi te Suzuki mendohet se janë të acaruar me Andrea Iannone, me italianin që deri në këto momente nuk ia ka dalë mbanë të fitojë rolin e udhëheqësit, që kur iu bashkua ekipit në vitin 2017, nga Ducati, duke e mbyllur kampionatin në vendin e 13, vitin e kaluar. Ndërsa këtë sezon, është eklipsuar nga performanca e shokut të tij të skuadrës, Alex Rins, i cili arriti pole position e parë për Suzukin, në çmimin e madh të Argjentinës, sukses ky që i mungonte që prej vitit 2016.

Related posts

Surpriza, kompania CVC dhe Ecclestone kërkojnë të blejnë Moto GP

Sadik.Autor

MOTO GP/ Zbulohet kalendari i sezonit të ardhshëm me rekord garash

Delo.autor

MOTO GP/ Skandal, tifozët i bëjnë varrin Marc Marquez në Mugello

Sadik.Autor

Leave a Comment