Futboll Premier League

Harry Kane rikthehet titullar te Tottenhami, e konfirmon trajneri Pochettino

Harry Kane pritej të kalonte një periudhë të konsiderueshme mënjanë, larg fushave të blerta, kur pësoi një dëmtim të kyçit, në Bournemouth, katër javë më parë. Por, sulmuesi i Anglisë u kthye në veprim si zëvendësues, gjatë pjesës së dytë të ndeshjes së fituar 3-1, të dielën e kaluar, ndaj Chelsea, dhe ndihet shumë mirë përpara sfidës së ditës së nesërme, kundër një kundërshtari, të cilit i ka shënuar tetë herë në katër përballjet e mëparshme.

“Ai është në rregull, pasi ka luajtur pothuajse 20 minuta kundër Chelsea. Këtë javë ishte mjaft mirë, po punon shumë, – tha trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, në një konferencë për shtyp para ndeshjes. – Ne duhet ta shohim atë në seancën e fundit të trajnimit, por po bën shumë mirë. Natyrisht, Kane është i uritur për të shënuar gola”.

Tottenham nuk kishte fituar një derbi në fushën e “Stamford Bridge” që nga shkurti 1990, ndaj rëndësia e triumfit ndaj Chelsea është e madhe për Pochettino. “Ishte fantastike në momentin që arritëm fitoren, – shtoi trajneri argjentinas. – Sidoqoftë, një ditë më pas gjithçka zhduket dhe ju duhet të jeni të fokusuar te ndeshja e radhës, që për ne ka emrin e Stoke, e cila do të jetë shumë e vështirë. Do të jetë një betejë e madhe, sepse kundërshtari luan për mbijetesë. Por, ishte mirë ta mposhtnim Chelsea.

Eshtë gjithmonë mirë të fitosh një derbi, aq më tepër pas 28 vjetësh. Prandaj, tifozët tanë e shijuan shumë fitoren në “Stamford Bridge”. Ne duam ta përfundojmë kampionatin sa më lart të jetë e mundur. Jemi në një pozicion të mirë në renditje, por ende ka shumë lojëra për t’u luajtur. Nëse përfundojmë të tretët, do të ishte më mirë se të katërtit”.

Related posts

Merkato drejt mbylljes, Reali heq dorë nga ‘ylli’ i Interit

Q.Autor

E BUJSHME/ Juventus i ofron Man United 3 SUPER LOJTAR për të rikthyer POGBAN

Isa.Autor

Coutinho te Barcelona, shfaqen problemet e para

Q.Autor

Leave a Comment