Futboll Sport

Hasi pranë ekipit të ri, nis merkaton me një 37-vjeçar?

Besnik Hasi është një ndër emrat më të lakuar në Beligjikë. Tekniku kosovar është pa ekip dhe synohet nga shumë skuadra. Ai është një emër shumë i rëndësishëm në Belgjikë, pasi ka drejtuar Anderlecht-in dhe ka dalë kampion me këtë ekip. Pa harruar dhe eksperiencën e madhe si futbollist në këtë shtet. Hasi ka luajtur me ekipe si Genk, Anderlecht, Lokeren dhe Cercle Brugge. 46-vjeçari ka qenë zëvendëstrajner me Anderlecht-in, më pas dhe si trajner i parë. Ai ka drejtuar dhe ekipin e Legia Warsaw në Poloni dhe Olympiacos-in në Greqi, një aventurë që u mbyll me probleme.

Hasi së fundmi rikthehet në qendër të vëmendjes në Belgjikë, pasi dy klube duan rikthimin e tij në stol. Dy ekipet e ligës së parë belge Waasland-Beveren dhe Sint-Truiden kërkojnë që të rrëmbejnë teknikun shqiptar dhe të zhvillojnë me të fazën përgatitore për sezonin e ardhshëm. Nga krahu tjetër, Hasi është i gatshëm për t’u rikthyer në krye të një klubi dhe po e ndjek me vëmendje ecurinë e kampionatit belg dhe po sheh futbollistë të ndryshëm dhe ekipet për mënyrën se si luajnë. Në një prononcim për mediet belge, Hasi ka folur me superlativa për futbollistin e Genk-ut, Thomas Buffel. E veçanta e mesfushorit belg? Ai është 37 vjeç dhe do të luajë dhe sezonin e ardhshëm.

“Ai është fizikisht mirë për mendimin tim dhe është shumë i nevojshëm, i zgjuar dhe ka eksperiencë. Kur isha trajneri i parë i Anderlecht-it e kam kërkuar në çdo merkato dhe isha afër për ta rrëmbyer. Drejtuesit e klubit nuk e tentuan deri në fund, pasi kishin frikë moshën e tij të madhe”, – u shpreh fillimisht Hasi për të. Më pas, kosovari tregon dhe një episod se si futbollist 37-vjeçar ishte duke i hequr titullin me Anderlecht-in, pasi kishte shënuar në minutën e fundit duke i dhënë fitoren skuadrës së tij të Genk-ut.

Related posts

ËNDËRROJNË TIFOZËT “ZIKALTËR”/ Marotta punon nën rrogoz, objektivi i Interit quhet… Paulo Dybala

Delo.autor

Milan – Inter, derbi edhe i koreografive

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Klubi i Fulhamit shkarkon Claudio Ranierin, kërkon trajnerin e…

Delo.autor

Leave a Comment