MMA

Legjenda e UFC pranë rikthimit në kafaz

Ai është shumë pranë rikthimit!

Sipas ESPN, Nick Diaz pritet të bëjë rikthimin e shumëpritur në Oktagon, pasi Ultimate Fighting Championship po negocion për të zhvilluar një ndeshjes mes tij dhe Jorge Masvidal në UFC 235 më 2 mars të 2019.

Diaz nuk është ndeshur që prej humbjes ndaj Anderson Silva-s në UFC 183 në fillim të 2015-ës. Si Silva ashtu edhe Diaz kanë dalë pozitiv nga testi i anti-dopingut.

Pas disa betejave të gjata dhe të lodhshme me Nevada State Athletic Comission dhe USADA, Diaz u dorëzua duke pranuar një pezullim njëvjeçar që do të thotë se mund të jetë gati për rikthimin në fillim të vitit 2019.

Nick nuk ka fituar një ndeshje që prej triumfit ndaj B.J Penn në UFC 137 më 2011.

Edhe Masvidal ka mbi një vit që nuk është futur në kafaz, që pas humbjes ndaj Stephen “Wonderboy” Thompson.

Related posts

MBROJTI DY TITUJT KAMPION BOTE/ Daniel Cormier merr trofeun e “Sportisti më i mirë i vitit”

Delo.autor

E AKUZOJNË SE ËSHTË PAGUAR PËR TË HUMBUR NDAJ “NOTORIUOS”/ Reagon Cerrone: Më mirë do të ndeshesha falas sesa…

Delo.autor

Nate Diaz provokon McGregor: Ka frikë nga jeta e tij

Sadik.Autor

Leave a Comment