Franc Veliu kthehet në çështje pas mospra nimit të shiritit të kapitenit në ndeshjen me Lushnjën. Lojtari shkoi në seancën e djeshme stërvitore dhe ka dashur që të sqarohet me trajnerin Duro, për gjithç- ka ka ndodhur. Mësohet se Veliu i ka thënë trajnerit Duro, se ka qenë një keqkuptim. Dje, trajneri Shpëtim Duro konfirmoi çka ndodhi në debatin mes tij dhe Veliut, lajm që dje u publikua ekskluzivisht nga “Panorama Sport”.
Trajneri Duro sqaroi dje për gazetën gjithçka ndodhi, ndërsa tha se masa që mori ishte pezullimi nga ndeshja. Sa i përket masave të tjera, trajneri tha se tashmë nuk janë në kompetencën e tij, por të klubit. “Ngjarja është ajo që ju publikuat në gazetë. Unë i dhashë Veliut shiritin e kapitenit, por ai nuk e pranoi. Në këto kushte unë e pezullova dhe nuk e aktivizova në takimin me Lushnjën, edhe pse e kisha planifikuar si titullar. Sot (dje) Veliu erdhi dhe më takoi, ndërsa më tha se gjithçka ishte një keqkuptim. Unë atë masë që kisha për të e mora, e pezullova nga ndeshja, tani nuk ka më çfarë mase të marr. Është klubi ai që mund të ndjekë këtë çështje nëse e shikon të arsyeshme”, tha Duro.
ADMINISTRATORI
ÇFARË NDODHI
“Panorama Sport” zbuloi ekskluzivisht debatin mes trajnerit Duro dhe mbrojtësit Veliu. Në mungesë të Danilo Alveshit, i cili ishte ulur në stol për shkak të dëmtimit dhe që zëvendëson kapitenin Tomislav Bushiç derisa të kthehet nga dëmtimi, Veliu duhet që të mbante në këtë takim shiritin e kapitenit. Por, mbrojtësi nuk ka pranuar që të ishte kapiten. “Franci, në këtë ndeshje do të jesh kapiten”, i pati thënë Duro Veliut, por ky i fundit nuk ka pranuar. “Jo, nuk mund ta bëj kapitenin. Mirë është që ta marrë ndonjë tjetër shiritin”, ka thënë Veliu. Por, kjo përgjigje ka acaruar tej mase trajnerin Duro. Kreu i pankinës është mërzitur shumë dhe e ka dënuar Veliun, duke mos e aktivizuar fare në këtë ndeshje. “Në rregull, nuk pranon të jesh kapiten, nuk do të luash në këtë takim. Je i pezulluar”, është shprehur Duro.