Futboll I pakategorizuar Seria A Sport

IBRAHIMOVIC THYEN MALLKIMIN/ Milan fiton derbin ndaj Inter pas 4 vitesh në Serie A

Milani ka arritur të fitojë derbin ndaj Interit me rezultatin 1-2. Një ndeshje që dhuroi shumë emocione dhe pati shumë dramë në “San Siro”. Sfida ishte me dy fytyra, pasi në pjesën e parë kuqezinjtë ishin më mirë, ndërsa zikaltrit dominuan në pjesën e dytë.

Takimi u hap në minutën e 13′ nga Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez mori përsipër një penallti që u prit fillimisht nga Handanovic. Shtatlarti pati fat, pasi iu kthye sërish topi dhe e dërgoi në rrjetë për 0-1.

Furia e “Djallit” nuk ndaloi, pasi shënoi dhe 3 minuta më vonë. Leao ndërmori një aksion fantastik nga krahu i majtë dhe futi një top përfekt për Ibran. Ky i fundit nuk gaboi dhe i dha avantazhin e dyfishtë ekipit të tij.

Interi reagoi në minutën e 28′ me anë të Lukakut. Aksion model me Kolarov dhe Persic që nxori belgu të vetëm me portën. Donnarumma gaboi në dalje dhe rezultati shkoi në 1-2.

Pjesa e dytë ishte më e luftuar. Interi u mundua të shënonte, por Milani u mbrojt mirë. Zikaltrit fituan dhe një penallti për një ndërhyrje të gabuar të Donnarummas, por VAR-i anuloi gjithçka. Një sfidë që do të mbahet mend gjatë, pasi Milani thyen mallkimin 4 vjeçar pa fitore në derbi sa i përket kampionatit. Ndeshja e fundit e fituar nga “Djalli” ndaj Interit në kampionat daton më 31 janar të 2016 me rezultatin 3-0. Milani e ka nisur sezonin në mënyrë perfekte, pasi ka 4 fitore në 4 ndeshjet e para.

Related posts

JAVA E 25 NË SUPERIORE/ Vllaznia merr përsëri kryesimin, Kukësi humb shumë terren. Ja renditja…

Delo.autor

MOTO GP/ Andrea Doviciozo mposht Marquez, triumfon në kthesën e fundit (VIDEO)

Delo.autor

BAYERN PERFEKT NË CHAMPIONS/ Por Nagelsmann nuk feston. Mbappe: Mund t’i bëjmë keq

F.autor

Leave a Comment