Futboll Seria A

Inter, krijohet super mbrojtja për Champions League

Ajo që ka ndodhur këtë vit në shtëpinë e Inter nuk ndodhte që mha 2005-a: skuadra e Luciano Spalletti-t nuk pëson gol prej pesë ndeshjesh radhazi, duke bërë më mirë edhe se heronjtë e “Triplete”-s. Zikaltrit nuk pësojnë gol prej 481 minutash dhe humbja me Genoa-n mund të ketë mbyllur dimrin interist dhe mund t’i ketë dhënë jetë një pranvere me një frymë të re.

Gjithsesi, nëse do të vijë kualifikimi i shumëpritur në Champions League Inter nuk do të mund të paraqitet me mangësi, siç ka ndodhur këtë vit në disa raste. Në fakt, në pesë ndeshjet radhazi pa pësuar gola kanë luajtur gjithmonë të njëjtët, me vetëm Ranoçhia-n që ka zëvendësuar Miranda-n kundër Benevento-s, por reparti, që ka disa elementë shumë cilësorë, do të duhet të përforcohet sepse Inter do të marrë pjesë në tre kompeticione.

Nëse Handanovic është një garanci, dy qendërmbrojtësit Skriniar dhe Miranda po japin siguri, por rënia e ish-lojtarit të Atletico Madrid në muajt e fundit ka qenë e dukshme dhe, pavarësisht se në 2-3 ndeshjet e fundit braziliani është kthyer në nivele të larta, skuadra e ka të domosdoshme të ketë një tjetër lojtar që të jetë në gjendje të ofrojë garanci, në rast se mungon sllovaku dhe braziliani. Emri në krye të listës është ai i Stefan de Vrij, që nuk ka rinovuar me Lazio-n dhe që është drejt Milanos zikaltër.

Për sa i takon mbrojtësve të krahut, pas një faze të parë ku janë provuar të gjithë, titullarët janë D’Ambrosio dhe Joao Cancelo. Yuto Nagatomo do të kthehet nga Turqia në fundin e sezonit, por ka shumë mundësi që të blihet përfundimisht nga Galatasaray, ndërsa Dalbert mund të ketë një shans tjetër. Santon mbetet një mister, i cili duket gjithmonë afër largimi, por në fund qëndron.

Vlera e vërtetë e shtuar në këtë rol është ish-lojtari i Valencia-s, të cilin zikaltrit po kërkojnë ta blejnë përfundimisht për 35 milionë euro, një e drejtë që duhet ushtruar brenda 31 majit. Edhe në këtë rol është përmendur një emër i rëndësishëm, ai i Asamoah Kwadwo, lojtari i Juventus. Një mbrojtës krahu me eksperiencë, i fuqishëm dhe teknik. Mund të lindë prej këtu kthimi i Inter në Champions League? Ndoshta, por në fillim duhet të arrihet objektivi dhe konkurrenca do të jetë e ashpër deri në fund.

Related posts

Ribaj zbulon rivalitetin me Sukajn dhe flet për golin

Sadik.Autor

“SAPO KAM FILLUAR NXEHMJEN”/ Ibrahimovic dëshiron të qëndrojë te Milan: Nuk jam si ju, kam luftuar gjithë jetën

Delo.autor

“Problemi i Alves është rivali direkt, Cristiano Ronaldo!”

Q.Autor

Leave a Comment