Futboll La Liga Sport

Ja cili është futbollisti i parë që merr më shumë se 100 milionë euro në sezon

Lionel Messi do të përfitojë 30 milionë euro më shumë se Cristiano Ronaldo në këtë sezon, pasi ka firmosur kontratën e re në nëntorin e kaluar, nga e cila përfiton 550 mijë euro në javë.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga “France Football”, lojtari i Barcelonës është futbollisti më i paguar në planet dhe nëse do të përfshihen bonuset dhe të ardhurat nga reklama dhe e drejta e imazhit, krahas pagës mujore, në harkun e një sezoni ai fiton 120 milionë euro.

Messi bëhet në këtë mënyrë lojtari i parë që fiton më shumë se 100 milionë euro në harkun e një sezoni, teksa rivali i tij historik Cristiano Ronaldo përfiton rreth 93 milionë euro në sezon.

Messi e kaloi Ronaldo në momentin që ai firmosi kontratën e re dhe marrëveshja është e vlefshme deri në vitin 2021, me klauzolën gjigante për prishjen e saj që shkon në 650 milionë euro. Nëse marrëveshja do të respektohet deri në fund, atëherë Leo do të marrë edhe 100 milionë euro bonus.

Pas Messi dhe Ronaldo, i treti në listën e futbollistëve që fitojnë më shumë në harkun e një sezoni është Neymar, me rreth 81 milionë euro, teksa lista e pesë lojtarëve më të paguar kompletohet me Gareth Bale, 50 milionë euro në sezon dhe Gerard Pique, rreth 30 milionë euro.

Pique merr aq sa Jose Mourinho, trajneri më i paguar i planetit. Lipi merr rreth 25 milionë euro në vit si trajneri i Kinës, ndërsa Simeone te Atletico Madrid merr 23 milionë.

Kujtojmë që këtu përfshihen edhe sponsorët dhe bonusët e ndryshëm, krahas rrogës. Në “Top 5” të trajnerëve më të paguar janë edhe Zinedine Zidane dhe Pep Guardiola.

Related posts

HABIT Çerçesov: Kroacia është skuadër më e fortë se Spanja

Isa.Autor

Nuk ndalet Brazili, Coutinho shënon edhe golin e tretë ndaj Austrisë (VIDEO)

Sadik.Autor

Zyrtare/ Tri skuadrat bien nga La Liga

Sadik.Autor

Leave a Comment