Champions League Futboll Sport

Ja kush është mungesa e madhe e Real Madridit kundër Bayern

Përkundër shpresës së tij të madhe për të luajtur me shqetësimin e dhimbjes, Isco është konsideruar i papërshtatshëm për t’u përballur me Bayern Munchen në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve të Real Madridit. Mesfushori kërkoi të kapërcejë një përdredhje të shpatullave me injeksion të pësuar në transfertën e javës së kaluar në Mynih, ku Reali fitoi 2-1 me përmbysje, megjithatë seanca stërvitore e të hënës nuk rezultoi pozitive, me spanjollin që nuk mund të riaftësohet për këtë takim.

Në pas testeve fizike në stërvitje, u kuptuar se shanset e Isco për përsëritjen e dëmtimit ishin shumë të larta, ndaj stafi teknik nuk kërkon që të rrezikoj. Zinedine Zidane është i mirënjohur për refuzimin e tij për të marrë rreziqe të tilla, aq më tepër në një ndeshje kaq të rëndësishme që mund të vendos fatin e sezonit dhe tani duhet të emërojë skuadrën e tij, pa mesfushorin spanjoll. Përveç mesfushorit, edhe mbrojtësi Dani Carvajal, nuk do të jetë në fushë për këtë takim, ndërsa Nacho është në dyshim.

Isco është një nga lojtarët më të sipkatur të Real Madridit dhe trajneri francez e vlerëson maksimalisht mesfushorin e talentuar, ndonëse ai kërkon më tepër minuta me “Los Blancos”. Shpesh herë Zidane ka deklaruar se Isco është shumë i rëndëishëm për skuadrën, por ka theksuar se ka 23 lojtarë të gatshëm dhe të gjithë duan të jenë në fushë. Champions League është kompeticioni i vetëm ku Real Madridi është në lojë dhe është shumë afër finales, pas suksesit 2-1 në ndeshjen e parë në “Allianz Arena”. Gjithsesi Bayern nuk është një ekipi i lehtë dhe këtë e ka vërtetuar në disa rastet. Sezonin e kaluar kampionët e Gjermansië përmbysën gjithçka në Madrid duke e dërguar ndeshjen në shtesë, ndonëse në fund ishin “Los Blancos” ata që u treguan me të zotë dhe me një Cristiano Ronaldo në super formë shkuan në finale ku fituan trofeun ndaj Juventusit.

Related posts

DJALOSHI I ARTË/ MANE synon të shkruajë HISTORINË ndaj Crystal Palace

Isa.Autor

ASKUSH SI INTER/ Fiton 10 milionë euro nga biletat edhe me një “San Siro” të boshatisur

Delo.autor

MBI FINALEN CHAMPIONS TË MANCHESTER CITY-T/ Estiarte: Ky sezon ka qenë kryevepra e Guardiola-s

Delo.autor

Leave a Comment