Boks Sport

Joshua: Mjaft me llafe, Wilder dhe Fury dua t’i kem përballë në ring

I lodhur nga deklaratat e thashethemet e shumta, boksieri britanik Anthony Joshua, kampion i botës në peshat e rënda në kategoritë IBF, WBA dhe WBO, ka reaguar sot ndaj dy personave që e “kërcënojnë” dhe kërkojnë me ngulm në ring, duke u shprehur se gjërat nuk zgjidhen me bisedime por me sfida në ring. “Kur je boksier, nuk mund të anashkalosh disa gjëra. Rivalët e mi flasin shumë”, tha Joshua në një intervistë për “Sky Sport”.

Më tej, kampioni i botës shtoi: “Ndonjëherë fjalët përdoren si karikim, por kur i dëgjon shpesh ato, duhet t’i lësh të rrjedhin pas shpine edhe pse të vrasin. Edhe pse po tregohem shumë profesionist, nuk i anashkaloj dot, pasi kam instiktin e luftëtarit. Ndonjëherë duhet të tregohesh i mirë, por ndonjëherë është mirë t’i ballafaqosh me këta tipa dhe kjo është ajo që unë po pres me padurim”.

Unë shpresoj që Tyson Fury të rikuperohet sa më shpejt dhe të jetë gati për të dueluar sa më shpejt. Për sa i përket Wilder, ne jemi duke negociuar për një përballje dhe ta zhvillojmë këtë sfidë. Njerëzit flasin shumë, por është më mirë që ne t’u japim fund fjalëve duke u përballur në një duel”, u shpreh më tej Anthonu Joshua, 21 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij si profesionist, që më 31 mars mundi Anthony Parker, në duelin e fundit.

Related posts

MBI TË ARDHMEN E MBROTËSIT SULE/ Trajneri Nagelsmann: E njoh që nga U-16. Mund të kthehet në nivele të larta

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ TIRANËS/ Trajneri Ahmataj: Duhet ta harrojmë këtë ndeshje, pasi…

Delo.autor

“KËNAQËSI TË LUASH PËR AIK-STOCKHOLM”/ Mesfushori Asani: Ja pse zgjodha numrin 21 (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment