Futboll Sport

Kukësi nuk lëshon petkun e kampionit, Guri është FENOMENAL!

Kukësi nuk pranon të heqë petkun e kampionëve, pasi arriti të fitojë kundër Skënderbeut në Korçë me rezultatin 0-1. Një fitore e madhe për skuadrën e trajnerit Peter Pacult dhe një triumf prestigji.
Korçarët dhe verilindorët zbritën në fushën e lojës për ta fituar takimin dhe u munduan që ta bënin gjatë  gjithë ndeshjes. Në rast fitoreje, Skënderbeu arrinte sigurimin e titullit matematikisht, pasi trofeu nuk vihet në dyshim. Nga krahu tjetër, Kukësi kishte nevojë për pikët për të vazhduar garën për vendin e dytë, ndërsa normalisht nuk donin që t’u dhuronin kundërshtarëve titullin kampion. Në fund, ja dolën me sukses kampionët.

Pjesa e parë – Të dy ekipet u treguan mjaft të kujdesshme. As Skënderbeu dhe as Kukësi nuk provuan të kalonin në aventura për të gjetur golin. Skuadra korçare kishte disa mundësi, por Frashëri u tregua i sigurt dhe i qartë në ata raste që iu paraqiten. Nga krahu tjetër, Guri kishte një mundësi të mirë në fillim të pjesës së parë, por tentoi të merrte penallti. Përplasja e tij me mbrojtësit korçarë nuk u konsiderua asgjë nga gjyqtari Hamiti.
Vendasit dominuan lehtë takimin, por takimi dhe loja ishte e barabartë. 45-minutat e para dhuruan një takim normal.
Trajneri Peter Pacult nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij, pasi zëvendësoi që në pjesën e parë brazilianin, Elton Cale. Një lëvizje që nuk u mirëprit nga shtatshkurtri. Ai mori dhe karton të verdhë në momentin që u zëvendësua nga Peposhi. Në fund, lojtari reagoi mirë dhe i shtrëngoi dorën trajnerit austriak. Ky i fundit ndryshoi taktikën që në pjesën e parë, pasi duket nuk është shumë i kënaqur me lojën e ekipit të tij.

Pjesa e dytë   45-minutat e dyta nisin me të njëjtin ritëm si pjesa e parë. Skënderbeu është më kërkues, ndërsa verilindorët tregohen mjaft cinikë duke kërkuar të dalin me kundërsulme dhe goditje standarde. Strategjia e trajnerit Peter Pacult rezultoi efikase, pasi verilindorët luajnë me nervat e vendasve. Në fund, vjen dhe goditja e madhe për Kukësin. Sulmuesi Sindrit Guri realizon një perlë, pasi kthen në gol një goditje dënimi në kufijtë e zonës së rreptësisë në minutën e 78-të. Shkodrani gjuan fort dhe arrin të mposhtë Shehin në krahun e tij. Goli prek psikologjikisht korçarët që mund të merrnin goditjen e dytë nga Ethemi. Shqiptaro-maqedonasi gjuan nga larg, por topi përfundon në shtyllë. Ethemi  është mjaft rezultativ dhe krijon volum të lartë loje. Skënderbeu nuk arrin të barazojë dhe Kukësi tregon se është ekip konstant. Verilindorët mbajnë vendin e dytë më 58 pikë, 8 më shumë se Luftëtari dhe 11 pikië larg Skënderbeut që mban vendin e parë.

     Kategoria Superiore – Java 31

                                                 

                                                   Skënderbeu – Kukësi 0-1
Shënues: Guri 78′

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici (Abazi 87’), Osmani (Dita 62’), Muzaka, Lilaj, James Gavazaj (Krasniqi 85’), Sowe. Trajner. Ilir Daja.
Kukësi: Frashëri, Zderic, Hoxha, Alla, Rrumbullaku, Musolli, Dzaria (Imami 85’), Idrizi (Ethemi 72’), Shkodra, Cale (Ethemi 42’), Guri. Trajner: Peter Pacult
Gjyqtar: Eldorian Hamiti
Kartonë të verdhë: Mici 32’, Vangjeli 67’/ Musolli 18’, Cale 42’, Alla 90’

 

 

Related posts

VAZHDON ECURINË E TIJ TË FRIKSHME NË “UFC”/ Adesanya FITON titullin KAMPION me një “KO” të dhunshëm

Delo.autor

“ËSHTË E VËSHTIRË TË LUASH ME 10 LOJTARË”/ Portieri Courtois : Titulli? Duhet të vazhdojmë të luftojmë fort për…

Delo.autor

TEUTA-TIRANA/ Pas një përgjumje në mbrojtje, Totre ndëshkon “Djemtë e Detit” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment