Futboll Seria A Sport

Juventus përcakton tre objektivat për të përforcuar sulmin

Duke pritur të rejat e fundit për Emre Can, Juventus po lëviz në merkato për të marrë futbollistë cilësorë për përforcimin e ekipit për sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, në ditët e fundit ka pasur një kontakt për Sergej Milinkovic-Savic. Konkurenca për 23-vjeçarin e Lazio është shumë e madhe, pasi Manchester United, City dhe PSG, gjithashtu janë të interesuar për lojtarin që mund të kushtojë edhe 100 milionë euro.

Ndërkohë, Mourinho i ka hapur rrugën shitjes së Anthony Martial dhe i ka thënë drejtuesve të klubit se mund ta lejojnë largimin e sulmuesi francez kundrejt 50 milionë eurove.

Juventus me siguri do të marrë një sulmues në verën e ardhshme, sipas “Tuttosport” dhe nëse dështojnë blerjet e Milinkovic-Savic ose Martial, atëherë do të synohet marrja e Alvaro Morata nga Chelsea.

Chelsea e bleu futbollistin për 80 milionë euro nga Real Madrid në verën e kaluar dhe teorikisht Juventus mund ta marrë me formulën e huazimit për dy sezone, me të drejtën e blerjes në fund. Totali i shpenzimit do të shkonte 80 milionë, por Juventus do t’i shpenzonte këto para në tre vjet, duke u kujdesur për bilancin dhe duke plotësuar edhe dëshirat e Chelsea.

Related posts

E PABESUESHME! Klubi nuk lejon futbollistin e Belgjikës të luajë sot kundër Spanjës

F.autor

TALENTI QË PO MAHNIT BOTËN/ Ylli Haaland bëhet synimi kryesor i Real Madridit

Delo.autor

“BYLIS BËRI MË TË MIRËN, PËR TË MARRË PIKË”/ Presidenti Kapllanaj: Synimi ynë është…

Delo.autor

Leave a Comment