Futboll Sport

Shkëndija i rrëmben kampionatin, Vardari “plas” nga inati (FOTO)

Vardari s’mund ta fsheh inatin, kur Shkëndija ia rrëmben kampionatin
Shkëndija dje e ka mposhtur Vardarin në fushë të vet me rezultat 3-2, në derbin e javës së 28-të. Pas këtij triumfi futbollistët e skuadrës tetovare kanë festuar dhe kënduar në dhomat e zhveshjes “Ole, ole” dhe “Shkëndija kampione”.

Kjo festë e tyre dëgjohej edhe në anën e kundërt të dhomave të zhveshjes, atje ku ishin futbollistët e Vardarit. Ky gëzim me siguri iu ka penguar atyre dhe kjo shihej edhe gjatë daljes nga dhomat e zhveshjes, ku të gjithë lojtaët e Vardarit largoheshin kokulur. Madje nga kryesia e klubit e kishin të ndaluar të japin intervista për media.

Disa nga futbollistët e Vardarit mllefin e tyre e kanë shprehur sot nëpër rrjete të ndryshme sociale. Ka reaguar portieri Filip Gacevski, i cili në fb e tij iu ka drejtuar Visar Musliut për një video të publikuar në instagram.

„Visar Musliu” të shoh në instagram ke vendosur një video Vardar, Vardar ma mng. Nuk të vjen turp, ti je një turp i madh, njeri pa shpirt, ke harruar se Vardarit të bëri reprezentues, turp që mbron ngjyrat e reprezentacionit. Zoti është i madh dhe Vardari është institucion-Mbaje mend Vardari është Maqedoni”, ka shkruar Gacevski në fb.

“Le të gëzohen pak idiotët nga Tetova pas kaq torture prej katër vjetësh, të shohin se si është te jesh në krye. Plus gjithashtu i pret të hyjnë edhe në grupe dhe në Champions”, shkruan me ironi ai.

“Kur Shkëndija do të bënte së paku nga ajo që ka Vardari atëherë gëzohuni… mirëpo si njerëz …edhe njëherë treguat se me festë të tillë jeni klub i vogël, pa histori dhe asgjë pas jush! Në përjashtim të disa lojtarëve që pa dallim i respektoj dhe kam luajtur me ta.

PS:respektoni kolegët pa dallim se në cilin klub luani dhe tregoni pak respekt të vogël. Urime titullin!!! Dhe mos harroni .. Vardari është një. Përshëndetje sportive”, ka shkruar ishlojtari i Vardarit Boban Nikolov.

 

Pas 28 javësh Shkëndija ka 23 pikë më shumë se Vardari, të cilët ka një kohë të gjatë që janë dorëzuar nga titulli kampion.

 

 

Related posts

Futbollisti i i Partizanit kërkon largimin, kontrata i bllokon kalimin në Maqedoni

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Legjenda argjentinase: MESI është i TURPSHËM, do të zgjidhja RONALDON

Isa.Autor

YLLI I SERIE A NUK PRANON RINOVIMIN E KONTRATËS/ Presidenti i klubit: Nuk pranoi të bëhej futbollisti më i paguar

Delo.autor

Leave a Comment