Futboll Premier League

Kane fiton apelin, bën të tijin golin ndaj Stoke. Salah komenton vendimin

Harry Kane i Tottenham ka bërë të tijin golin e dytë të Spurs ndaj Stoke të shtunën e kaluar në fitoren 2-1 ndaj Stoke pas një apeli të suksesshëm.

Paneli i akreditimit të golave të Premier League në fillim ia kishte dhënë golin mesfushorit Christian Eriksen.

Thuhet se vendimi është ndryshuar pas dëshmisë së lojtarit dhe pasi është rishikuar pamja filmime e ndeshjes.

Kjo do të thotë se Kane tashmë ka 25 gola këtë sezon – katër më pak se Mohamed Salah i Liverpool.

Premier League thotë se paneli i përbërë nga tre persona kanë rënë dakord se Kane ka prekur për të fundit herë topin përpara se të shkonte në rrjetë.

24-vjeçari tha se topi i ardhur nga këmbët e Eriksen ka prekur shpatullën e tij dhe pastaj u bë gol.

Diçka që nuk i ka pëlqyer aspak Mohamed Salah i cili pa shfrytëzuar Twitter për të shprehur habinë e tij me vendimin e marrë disa ditë pas golit.

Related posts

BERISHA TITULLAR NË PËRMBYSJEN E ATALANTËS/ Basha e Mavraj zero minuta

Isa.Autor

FLASH MERKATO/ Real Madrid “mësyn” në Dortmund, gati oferta për Bellingham. Vlahovic “joshet” nga Anglia

F.autor

MERKATO E VERËS/ E zyrtarizon vetë futbollisti, mesfushori mbyll bashkëpunimin me Prishtinën

Delo.autor

Leave a Comment