Futboll

Nijas Lena: Ju rrëfej aventurën gjoerogjiane, vera sjell gjëra të reja

Mesfushori Nijas Lena ka gjetur më në fund ekip. Ai ka firmosur në ligën e dytë gjeorgjiane dhe i është bashkuar ekipit të Telavit. Strugani ka luajtur dhe 2 ndeshje me këtë skuadër. Në një intervistë për Eduasportin.com flet në lidhje me transferimin te skuadra e re dhe njëkohësisht dhe për mundësinë e largimit nga Telavi.
– Nijas, pse zgjodhe Gjeorgjinë?
– Zgjodha Gjeorgjinë për të humbur më shumë kohë duke ndjekur larg fushave. Më mungonte fusha dhe ndeshjet. Emocionet që të jep sporti janë të papërshkrueshme.
– A kishe ndonjë informacion për skuadrën dhe futbollin gjeorgjian para se të firmosje?
-Nuk kisha njohuri për ekipin e Telavit, por mora ca informacione nga një shok që kisha te skuadra e Flamurtarit, Bacana. Ai më foli fjala të mira për klubin  dhe kjo më shtyu më shumë që të firmosja me ekipin gjeorgjian. Jam shumë i befasuar nga pritja që më ka bërë trajneri dhe shokët e ekipit, personat rreth klubet më kanë pritur mirë të gjithë.
– Çfarë synimesh ka skuadra juaj? Po ju?
– Skuadra pretendon një vend në Superligën gjeorgjiane, pasi kanë bërë një merkato të mirë dhe janë shumë mirë nga ana financiare. Unë pretendoj të kam  sa më shpejt formën time më të mirë dhe të ndihmoj skuadrën për të realizuar objektivat.
– A mund të themi se kampionati gjeorgjian ishte një zgjedhje emergjente?
– Të them të drejtën mund të them se ishte një zgjedhje emergjente, e thashë pak më lart se doja vetëm të luaja. Si çdo lojtar dua një kampionat akoma më të fortë, por besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur.
–  E shikoni si mundësi rikthimin në Superioren shqiptare?
– 
Po, sigurisht. E shikoj si mundësi rikthimin në Superiore nëse marr një ofertë serioze. Këtu kam  firmosur deri në qershor.
– Çfarë mendimi keni për dënimin e Skënderbeut?
– 
Mendoj se dënimi i Skënderbeut është paksa i ekzagjeruar nga ana e UEFA-s. Të shpresojmë që të fitojnë në CAS dhe të vazhdojnë akoma më fort në Kupat e Europës.
– Mendoni se do të shpëtojë Teuta pa rënë nga Kategoria Superiore?
– Më vjen keq për gjendjen momentale të Teutës. Ka ende shumë pikië në lojë dhe mendoj se do të shpëtojnë.
–  Kukësi ndodhet në vendin e dytë, si e kujtoni aventurën me verilindorët?
– Me Milinkoviçin iu larguan objektivave, por me Pacultin gjërat filluan të ndryshojnë për mirë. Ata janë afër Kupës së Republikës dhe vendit të dytë. Nga Kukësi nuk doja të ikja, pasi kishim dalë kampin dhe kalova një vit të bukur, por gjërat rrodhën në atë mënyrë.

Related posts

SFIDA NDAJ SPEZIAS/ Trajneri Pioli: Do të vendos formacionin më të mirë, dhe të mundohemi që…

Delo.autor

(VIDEO) Kriza e Real Madrid, “plas” IRONIA në rrjetet sociale

Q.Autor

CHELESEA NË ANKTH/ Ylli i ekipit rrezikon të mungojë ndaj “bavaezëve”, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment