Futboll Sport

ÇUDITET YLLI I TORINOS/ Menduam se gjyqtari dha penallti për prekjen e topit me dorë nga De Ligt

Sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti, ka mbetur i habitur sesi gjyqtari nuk dha penallti në favor të skuadrës së tij pasi Matthijs de Ligt i Juventusit e preku topin me dorë në derbin e qytetit të shtunën mbrëma.

Torino u mund 1:0 përfundimisht nga një gol i De Ligt në pjesën e dytë, por prekja e topit me dorë nga mbrojtësi holandez në pjesën e parë shkaktoi polemika të mëdha gjatë këtij takimi, transmeton Gazeta Express.

Gjyqtari gjykoi se nuk ishte penallti për shkak se dora e mbrojtësit nuk ishte e ngritur dhe jo mjaftueshëm e shkëputur nga trupi.

Belotti mendon ndryshe, megjithatë, duke nënvizuar rastet kur në të kaluarën janë dhënë penallti të ngjashme.

“E pashë përsëri (pas ndeshjes) dhe, të jem i sinqertë, mendoja se gjyqtari do të akordonte penallti. Në ndeshjet e kaluara, kemi parë prekje të topit me dorë në atë mënyrë të cilat gjithmonë janë gjykuar si penallti”, tha Belotti për Sky Sport Italia.

“Jemi të zhgënjyer se gjyqtari pati mendim tjetër këtë herë, sepse ky rast do ta kishte ndryshuar tërë ndeshjen. Mendoj se kjo ka mundur të ishte penallti shumë lehtë”, shtoi ai.

Related posts

​Postimi emocionues i Higuainit në Instagram/ Lojtarët e Juven ia kthejn me komente dhe pëlqime (FOTO)

Isa.Autor

Luis Alberto: Në Romë ndihem mirë, nuk dua të largohem

Sadik.Autor

Basti i trajnerit Milos Kostic/ Luftëtari do të jetë dëfryes dhe rezultativ

Sadik.Autor

Leave a Comment