Futboll Sport

S’ka fjalë me Pacultin, austriaku çmend futbollistët

Kukësi fitoi me rezultatin 4-0 kundër Partizanit. Një triumf që çoi në “qiellin e shtatë” presidentin Safet Gjici, drejtuesit e tjerë, tifozët, ndoshta dhe vetë futbollistët. Trajneri Peter Pacult e di mjaft mirë se skuadra mund të përfshihet nga euforia, por ai nuk mund të gabojë. Numri një i stolit e di mjaft mirë se ky është një moment i rrezikshëm, pasi mund të ndikojë në ndeshjet e ardhshme dhe sidomos në Kupën e Shqipërisë. Për këtë arsye, numri një i stolit nuk i ka lënë shteg futbollistëve të tij për këtë gjë. Festa ka zgjatur fare pak, aq sa darka me presidentin Safet Gjici, pasi nis menjëherë puna për ndeshjen e radhës kundër Laçit.

Trajneri i Kukësit, Peter Pacult, ka nxjerrë ekipin një stërvitje ditën e sotme. Austriaku nuk toleron që skuadra të fluturojë. Ai ua bëri të qartë futbollistëve të tij se duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe të mendojnë vetëm për ndeshjen e radhës kundër Laçit të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Austriaku foli gjatë me skuadrën dhe i kërkoi atyre të mos ulnin vlerësimin dhe impenjimin, pasi nuk ka mbaruar asgjë.

Seanca e sotme e Kukësit u zhvilluar prej orës 11:00, në kompleksin sportiv “Internacional”, në Pezë, prej orës 11:00. Tekniku Pacult e ndau ekipin në dy pjesë. Titullarët u stërviten të diferencuar me vrapime për t’u çlodhur, ndërsa pjesa e futbollistëve që nuk luajtën e morën të plotë ngarkesën. Kukësi është 9 pikë larg Partizanit dhe duket se e ka siguruar vendin e dytë. Kampionët e Shqipërisë mendojnë për Kupën e Shqipërisë, pasi nuk duan të dalin pa trofe. Fitorja me Partizanin duket se do që të marrë rëndësi dhe nga vetë klubi i Kukësit, pasi mbrëmjen e sotme kanë pushtuar programet sportive me të ftuar. Drejtori Sportiv, Nderim Nexhipi, zëvendëtrajneri Rraman Hallaçi dhe mbrojtësi Simo Rrumbullaku do të kenë dalje mediatike.

Related posts

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ Drejtori i Interit takim me klubin e Barcelonës, përcaktohet çmimi për dy “katalanasit”

Delo.autor

SFIDA ME CHELSEAN NË EUROPA LEAGUE/ “Topçinjtë” po mendon të shesë futbollistin shqiptar tek…

Delo.autor

FENOMENAL/ MBAPPE më i mirë se MESSI! E thonë statistikat… fiton 5-0

Isa.Autor

Leave a Comment