MMA Sport Të tjera

“SHOH ME OPTIMIZËM PËRPARA”/ McGregor në formë pas operacionit, gati për rikthimin në kafaz

Conor McGregor, ish-kampioni i dyfishtë i botës në artet marciale mikse, po përgatitet seriozisht për rikthimin e tij në kafaz. Ai u dëmtua në sfidën e fundit (korrikin e vitit të kaluar), u operua dhe tani është gati për të dueluar sërish. Irlandezi, 33 vjeç, ka postuar foto në rrjetet sociale nga stërvitja e tij, ku duket në formë të mirë sportive.

“Shoh me optimizëm përpara, duke mos u ndalur asnjëherë. Dua t’u thyej surratin të gjithë atyre që do të më dalin përpara në kafaz. Për momentin stërvitem me thasët, por shpejt do të sfidoj ata të vërtetët, frikacakët e thashemexhinjtë”, shprehet Conor McGregor, që synon të duelojë në prill-maj të këtij viti, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Related posts

DISFATA TORINEZE QË REZULTOI E RËNDË/ Gattuso si një boksier në “tapet”: Kur luaja unë tek Milani ishte…

Delo.autor

FLET PËR PËRBALLJEN ME ISH-EKIPIN E TIJ/ Legjenda Iniesta: Është ndjenjë speciale të luajë kundër…

Delo.autor

KARIKON JUVENTUS PËR SEZONIN E RI/ Ronaldo: Ne do punojmë për të “pushtuar” Italinë, Europën dhe… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment