Futboll Seria A Sport

TRONDITET MILANI/ Leonardo Bonuçi shumë pranë largimit nga kuqezinjtë

Leonardo Bonuçi dhe Milani, një martesë e gabuar, ose në momentin e gabuar. Kapiteni aktual i Milanit la Juventusin për një projekt madhor në Milano, por asgjë nuk shkoi sipas parashikimeve.

Qendërmbrojtësi u prit si hero vjet nga tifozët, por sezoni rezultoi një zhgënjim për të gjithë, lojtarë e drejtues, me situatën financiare që u përkeqësua jashtëzakonisht nga mungesa e kualifikimit në Champions League dhe nga përjashtimi nga Europa League me vendim të UEFA-s.

Tani Milanit i duhet të shesë urgjentisht ndonjë lojtar dhe Bonuçi është ndër të paktët lojtarë që ka vlerë në treg. Drejtuesit e Milanit nuk e kanë nxjerrë në shitje, por nga zbatimi tjetër Gazzetta dello Sport shkruan se sinjalet drejt mbrojtësit duken si një ftesë për të kërkuar largimin.

Bufon e do në Paris, PSG ka para për Milanin dhe mbrojtësin, ndoshta deri në fund të verës do të vijë transferimi i parë jashtë Italie për mbrojtësin e kombëtares italiane.

Related posts

TIRANA-KASTRIOTI/ “Bardheblutë” nuk dinë të ndalen, Ngo ndëshkon “Krutanët” (VIDEO)

Delo.autor

FRANCA PUBLIKON LISTËN/ Emra të mëdhenj jashtë Europianit, formacioni që vlen 425 milionë euro

Delo.autor

BOTËRORI/ Franca kalon në çerekfinale, Mbappe i papërmbajtshëm ndaj Polonisë, Giroud thyen rekord

F.autor

Leave a Comment