Futboll Seria A Sport

ËNDËRROJNË TIFOZËT “ZIKALTËR”/ Marotta punon nën rrogoz, objektivi i Interit quhet… Paulo Dybala

Në jetë jo gjithmonë ajo që ëndërrojmë realizohet, por ndonjëherë nga idetë më të çmendura në dukje realizohen gjërat më të bukura. Edhe në futboll ndodh kështu, me futbollistë që shumëkush i ëndërron në skuadër, por jo të gjithë arrijnë t’i kenë. Asgjë ama nuk i pengon klubet dhe drejtuesit të shpresojnë dhe të tentojnë, aq më tepër kur mundësia ekziston dhe koha ka provuar se asnjë transferim nuk është i pamundur.

Emri i fundit që e përmbledh të gjithën është Paulo Dibala dhe një kalim i mundshëm i tij tek Interi, aty ku e pret Bepe Marota, një nga fansat më të mëdhenj të argjentinasit.

Ish-administratori i deleguar i Juventusit, që tani mbulon të njëjtin rol te zikaltrit, është një nga fansat më të mëdhenj të argjentinasit, jo vetëm për atë që ai jep në fushën e lojës, por edhe për arsye ekonomike.

Sulmuesit i skadon kontrata në qershor dhe ende nuk ka rritur një akord për rinovimin, edhe pse bisedimet me drejtuesit bardhezinj po zhvillohen prej kohësh.

Por, për sa kohë nuk ka të zezë mbi të bardhë, atëherë Interi mund të luajë shanset e tij dhe duket se këta zëra që qarkullojnë sipas “calciomercato.com”, nuk janë pa baza.

“Ekzistonte mundësia që Dibala mund të vinte tek Interi kur flitej për shkëmbimin me Ikardin, por fundja akoma edhe sot nuk e ka firmosur rinovimin”, ka qenë deklarata e Marotës dy muaj më parë, shoqëruar nga një buzëqeshje tinëzare e drejtuesit, fjalë këto që pakkush i mori seriozisht deri në këto momente.

Orët e merkatos po afrojnë dhe nga 3 janari Dibala mund të firmosë me cilindo klub të zgjedhë dhe të transferohet me parametër zero në fund të sezonit, një transferim që jo vetëm do të forconte zikaltrit, sepse në 3-5-2 e Inzagit si sulmues i dytë do të ishte ideal (aq më tepër nëse largohet edhe Sançez), por edhe do të dobësonte një kundërshtar direkt si Juventusi.

Zërat janë që puna nën rrogoz e Marotës ka shumë kohë që ka filluar dhe ashtu si siguroi Çalhanoglunë këtë verë, mund të bëjë një tjetër goditje të bujshme.

Tek Interi kanë marrë krahë vetëm nga ideja, ndërkohë që Juvja e di mirë se kur në mes është një “dhelpër” si Marota, firma e 28-vjeçarit mbi zgjatjen e kontratës duhet të merret urgjent.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Kaos në Liverpool, tifozi vendas goditet me thikë në prag të ndeshjes

Sadik.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Luftëtari-Partizani. Rezultati 0-3

Delo.autor

“FUTBOLLIST MAHNITËS”/ Gary Lineker zgjedh më të mirët: Vetëm Messi krahasohet me të

Delo.autor

Leave a Comment