Futboll Sport

Historike për Gjibraltarin/ Fiton në fushën e Armenisë edhe pse himnin ja ngatërruan

Gjibraltari arriti një fitore historikë ndaj Armenisë në transfertë, në sfidën e vlefshme për Grupin 4, të Ligës D të Nations League. Në kryeqytetin armen, Yerevan, vendosi goli i Chipolinas me 11-metërsh në minutën e 50-të. Ky sukses ishte i pari në histori në një ndeshje eliminatore për shtetin e vogël, që u pranua në FIFA bashkë me Kosovën vetëm dy vite më parë.

Por mbrëmja për Gjibraltarin nuk ishte e gjitha perfekte. Para se niste takimi, pikërisht në momentin e këndimit të himneve, në vend të himnit të Gjibraltarit u dëgjua ai i Lichtensteinit. Federata e Armenisë kërkoi falje për incidentin, që gjithsesi kaloi në plan të dytë për skuadrën mike, që më shumë se e irrituar për këtë ngjarje, ishte në ekstazë për fitoren historike të arritur në këtë transfertë.

Related posts

MBAPPE TE REAL MADRITI/ Do shitet më shtrenjtë se Neymar

Delo.autor

“UJK” I VJETËR/ Ronaldo shënon 3 gola dhe shkon 15 gola larg objektivin historik

F.autor

FLET GRUAJA E ICARDIT/ Ai gjithmonë ka dëshiruar të luajë dhe të qëndrojë tek ekipi i…

Isa.Autor

Leave a Comment