Futboll Sport

DAVIES-BAYERN LUFTË TOTALE/ Agjenti i kanadezit shpërthen pas ultimatumit: Është e pa drejtë

Mes Bayern Munich dhe Alphonso Davies nuk ka paqe, palët jo vetëm që janë shumë larg një akordi për të rinovuar kontratë, por së fundmi agjenti i anësorit kanadez ka shpërthyer kundër klubit, pasi këto të fundit i vendosën një ultimatum:

“Është e padrejtë të njoftohemi për një ultimatum nga Bayern. Ne do të vendosim se si do të procedojmë në fund të sezonit ku do të ketë më shumë qartësi sa i përket projektit dhe situatës.

Është e padrejtë që Alphonso të sulmohet ndërsa ishim shumë pranë marrëveshjes para një viti, më pas i gjithë menaxhmenti u zëvendësua. Nuk dëgjuam më asgjë për 7 muaj. Gjatë kësaj periudhe u përpoqëm të kontaktojmë klubin dhe asgjë nuk ndodhi. Tani na jepet një ultimatum që supozohet t’i përgjigjemi për dy javë sepse klubi është nën presion dhe iu desh një kohë e gjatë për të ripozicionuar bordin.

Kjo nuk është aspak e drejtë sipas meje. Është një kontratë shumë e rëndësishme për karrierën e Alphonso dhe ne supozohet të marrim një vendim ndërsa nuk e dimë as kush do të jetë trajneri sezonin tjetër, apo si do të duket skuadra. Mendojmë se është e padrejtë të vendosim për këtë ultimatum”, u shpreh agjenti i Davies për Bild.

Related posts

Teuta nuk humbet kohë/ Marrëveshje me Erjon Vucajn, telefonohet edhe mesfushori i Skënderbeut

Sadik.Autor

INTER TRIUMFON NË DERBIN E MADONINËS/ Ja si vlerësohen nga mediat italiane të “Zikaltërit” dhe “Kuqezinjtë”…

Delo.autor

PAMJET QË PO BËJNË XHIRON E BOTËS/ Shikoni si shfaqet imazhi i legjendës Maradona në qiell (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment