Futboll

Luis Enrique flet për largimin nga Barça dhe ku do të rikthehet si trajner

Luis Enrique Martinez dha një intervistë nga Afrika e Jugut. Përveç kësaj, duke folur për futbollin, tekniku asturian analizoi largimin e tij nga Barcelona, ​​një vendim i vështirë për t’u kuptuar.

“Të largohesh nga Barcelona, duke pasur në dispozicion lojtarët më të mirë, duket një vendim i vështirë për t’u kuptuar.

Por, isha i qartë për vendimin që mora dhe nuk më vjen keq. Kur ke shpenzuar të gjithë energjinë tënde dhe sheh se tashmë ke arritur në fund, më mirë largohu, mos përsërit vetveten”, – tha ai.

Luis Enrique, i cili pranoi se ishte i lumtur me këto kohë pushimesh, ka lënë të hapur derën për t’u kthyer në stol, duke përfshirë edhe një ekip spanjoll, i cili “mund të jetë”: “Nuk e di. Ajo do të varet nga dikush, që do të më dojë. Por, ajo duhet të jetë diçka, që më bën me të vërtetë të lumtur”.

Trajneri asturian foli për gjithçka, duke përfshirë edhe lidhjen ndërmjet Katalonjës dhe Spanjës. Ish-trajneri i Barcelonës zbuloi se “katalanasit janë mikpritës” dhe se “ata janë shumë të avancuar nga ajo që Spanja është në përgjithësi.

Tani nuk shihet mirë, por katalanasit janë mikpritës. Populli, qyteti…, ato janë shumë të avancuar me atë që Spanja është në përgjithësi. Ata janë të arsimuar, të respektueshëm, punëtorë”.

Related posts

MBYLLËN SEZONIN ME PIKË TË BARABARATA/ Ja pse Tirana parakalon “Gjirokastritët” në renditjen përfundimtare (FOTO)

Delo.autor

NDALON AKSIONIN/ Ndëshkon me karton Kaka dhe më pas ndodh diçka që nuk e kishim parë kurrë (VIDEO)

Delo.autor

Salah me super gol për Egjiptin. Ronaldo shpëton nderin e Portogalisë në fund

Sadik.Autor

Leave a Comment