Futboll

Manchester City-Liverpool, vendasve u duhet më shumë se një mrekulli

Vetëm pak muaj më parë Manchester City dukej në rrugën e duhur për të fituar çdo trofe të mundshëm të sezonit, por, nga sa duket tani, do të duhet të kënaqen me dy. Me përjashtim të një përmbysje të çmendur mbrëmjen e së martës, kur “Qytetarët” do të luajnë në shtëpi çerekfinale e kthimit. “Të Kuqtë”, në fakt, e kanë dominuar takimin e parë dhe kanë fituar me rezultatin 3-0.

Gjërat u përkeqësuar për skuadrën e Pep Guardiola pasditen e së shtunës, kur janë mundur 3-2 nga Manchester United pasi e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-0. Fitoja do t’i kishte dhënë titullin City-it në derbi, por “Djajtë e Kuq” kanë prishur planet e rivalëve të përjetshëm. Ajo ka qenë edhe humbja e parë e pësuar në një ndeshje të kampionatit të luajtur në shtëpi që nga dhjetori i 2016-ës për City-in.

Mangësitë e shumta të treguara në mbrojtje do të jenë shqetësimi kryesor për Pep Guardiola para ndeshjes së të martës. duke parë se nuk kanë shënuar asnjë gol në “Anfield”, vendasit do të duhet të bëjnë një paraqitje perfekte në mbrojtje dhe në sulm. Nëse Liverpool shënon, City-it do t’i duheshin pesë gola për t’u kualifikuar. Ndërkohë, Liverpool e pasoi paraqitjen e jashtëzakonshme kundër City-it me një barazim të mërzitshëm 0-0 kundër Everton në kampionat.

Skuadra e Klopp, gjithsesi, është e frikshme në sulm dhe në 10 ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet ka shënuar plot 24 gola. Gjithashtu, Liverpool ka shënuar të paktën 2 gola në 11 nga 14 ndeshjet e fundit që ka luajtur në transfertë në të gjitha kompeticionet. Një tjetër statistikë që e bën akoma më të vështirë punën e City-it është ajo që tregon se “Të Kuqtë” nuk janë mundur me më shumë se një gol në transfertë që nga tetori.

Shifra dhe Fakte
– Liverpool ka marrë katër fitore, ddy barazime dhe një humbje në shtatë ndeshjet e fundit t ë luajtura kundër Manchester City, që ka fituar 3 nga pesë takimet e fundit të luajtura në shtëpi kundër Liverpool.
– Liverpool nuk ka pësuar humbje në pesë transfertat e fundit të Champions League. Hera e fundit që kanë luajtur gjashtë ndeshje pa humbje larg shtëpisë ka qenë 2005-a, viti kur e fituan kompeticionin.

– Katër nga gjashtë ekipet e mëpaarshme që kanë eliminuar një ekip të Pep Guardiola-s në Champions kanë fituar trofeun në fund.
– Skuadra e Klopp ka shënuar më shumë se çdo ekip tjetër në këtë edicion të Champions League.
– Në 10 nga 14 ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi, City ka pësuar të paktën një gol.

Related posts

100 NDESHJE ME BAYERN NË CHAMPIONS/ Neuer: Objektivi ynë është t’i marrim sfidat një nga një dhe…

Delo.autor

KOMENT NGA LOTHAR MATTHAUS/ Po nuk e deshët Sancho-n, i japim ne një pasaportë

Delo.autor

Deklarata e Strakoshës nxit Lazion për ndeshjen e kthimit me Steuan

Q.Autor

Leave a Comment