Futboll Sport

TRONDITET LUFTËTARI/ Futbollisti humb ndjenjat në stërvitje. Dërgohet me urgjencë në spital (FOTO)

Tronditet Luftëtari. Sot, kur skuadra ishte në stërvitje nën urdhërat e trajnerit Giorgos Marantas, duke vijuar përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Bylisit në shtëpi. Mirëpo, gjatë një momenti në fushë, lojtari Aurel Demo, nuk është ndier mirë dhe më pas është rrëzuar duke humbur ndjenjat.

Kanë qenë menjëherë shokët e skuadrës ata të cilët i kanë dhënë mbrojtësit ndihmën e parë, ndërsa më pas ka ardhur ambulanca, duke e dërguar menjëherë me urgjencë në spital.

“Newsport” mëson se lojtari kishte pasur probleme shëndetësore dhe gjatë një momenti në stërvitje i ka ikur gjuha poshtë. Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Gjirokastrës, lojtari është transportuar në spitalin e Tiranës dhe tashmë gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë.

Image

 

Related posts

“MBETET GJITHMONË NJË ZHGËNJIM”/ De Vrij rrëfehet: Nuk i kam folur më pas finales së Europa League

Delo.autor

“DERI TANI KAM BËRË MIRË, POR…”/ Grealish: Tani e kuptoj pse Manchester City ka fituar kaq shumë

Delo.autor

E PABEUSESHME/ Cigare në dhomat e zhveshjes, Balotelli kapet mat (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment