Futboll

Mancini trajneri i Italisë, ka vetëm një problem të vogël…taksash!

“Ulja në Fiumiçino” dhe “rezistoi 183 ditë në Leningrad” mund të jenë dy tituj të bukur në kinema. Por, këtu nuk flitet për luftë. Zhvendosemi në të ardhmen (jo fantashkencore), asaj të Roberto Mancini-t dhe stafit të tij. Që nga mbërritja e tij duket si një trailer: ajo që paraqitet në rrjetet sociale në të cilat gjeneral Mancio, që mban mbi shpatulla xhaketën me spaleta duke u vënë përballë erës, ku shihet duke marshuar në terminalin e mbërritjeve në Romë.

Së bashku me të lejtnant Gregucci, bashkëpunëtori besnik dhe trajneri i dytë. “Ka mbërritur në qytet për të marrë pankinën e Kombëtares: firma në maj”. Dhe këtu mbërrijmë te 183 ditët e Leningradit. Rezistoi në Rusi jo për të mbrojtur lirinë e tij, por për paratë e tij. Faktikisht mes të thënës dhe të bërës, është në mes një det – i kaltër – taksash për t’u paguar. Ato që duhet t’i paguajë Mancini zyrës së taksave italiane në rast se ndërpret kontratën e punës në mënyrë të parakohshme me Zenit Shën Peterburg. Një nyje komplekse fiskale që duhet zgjidhur, ku ndoshta i duhet bërë edhe një telefonatë kolegëve që kanë asistuar Spalletti-n në të shkuarën.

Mancini, i cili arriti që të fitojë balotazhin kundër Ancelotti-t për pankinën e Italisë, ka një kontratë të rëndësishme me rusët: 6 milionë euro. Fiskaliteti rus e kursen trajnerin që të shpëtojë 20% të kontratës së tij në rast se ai qëndron edhe për 6 muaj në krye të skuadrës së Zenit-it.

Në rast se largohet para kohë, Mancini do të humbasë këto lehtësira dhe në Itali e pret një 25% më shumë për të paguar duke u bazuar në ligjet e shtetit. Ka një mundësi, sipas zyrës së tatimeve ruse, 6 muajt në të cilët ai duhet të shpenzojë në këtë shtet, ai mund t’i mbledhë dhe në këtë mënyrë fiton kohë. Por, bëhet fjalë për 6 muaj dhe kështu atij i mbeten vetëm 20 ditë kohë nga viti 2018 që të trajnojë Italinë, sepse kampionati rus përfundon në fillim të dhjetorit të këtij viti.

Rrugët në këtë pikë janë dy: ose Mancini të vendosë të drejtojë kombëtaren italiane nga zyrat ruse, ose të gjejë një zgjidhje të mesme me zyrat e Coverciano-s.

Related posts

KA EDHE MË TË BUKURA/ Bie Wanda, tifozët e INTERIT zgjedhin pasardhësen 

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventus synon të transferojë yllin e kampionëve francez…

Delo.autor

BARAZIMI I “ZIKALTËRVE” KUNDËR ATALANTËS/ Zenga: Po të kisha folur dje si Conte, do të më kishin qëlluar…

Delo.autor

Leave a Comment