Futboll La Liga Sport

U LA JASHTË “EURO 2020″/ Ramos: Më dhemb që nuk kam qenë në gjendje ta ndihmoj më shumë ekipin tim dhe…

Sergio Ramos reagoi në rrjetet sociale për mungesën e tij në Kampionatin Europian të kësaj vere. Pas disa muajsh të ngatërruar dhe një sezoni atipik, ndryshe nga sa kam përjetuar në të gjithë karrierën time, Europiani gjithashtu bashkohet. Unë kam luftuar dhe punuar çdo ditë me trup dhe me shpirt që të jem në gjendje të arrij 100% për Real Madrid dhe kombëtaren, por gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu si dëshiron”, – shkroi kapiteni i bardhë dhe lojtari me më shumë ndeshje te “La Roja”.

Ramos ka pendesë që nuk mund të jetë në Europian: “Më dhemb që nuk kam qenë në gjendje ta ndihmoj më shumë ekipin tim dhe të mos mbroj Spanjën, por, në këtë rast është më mirë të pushoj, ta rikuperoj veten plotësisht dhe sezonin e ardhshëm të kthehem si gjithmonë. Të dhemb që të mos përfaqësosh vendin tënd, por duhet të jesh i sinqertë dhe i drejtë”.

Ramos e përfundon me një mesazh inkurajimi për shokët e tij të kombëtares: “Iu uroj të gjithë shokëve të mi fatin më të mirë dhe shpresoj se do të kemi një Europian të shkëlqyeshëm. Unë do të bëj tifo si çdo spanjoll tjetër nga shtëpia. Një përshëndetje e madhe për të gjithë dhe gjithmonë: Rroftë Spanja dhe Hala Madrid!”

Related posts

“​TOPI I ARTË” NË DUART E MODRIC/ Messi: Suksesi i ekipit është më i rëndësishëm se ai individual

Isa.Autor

Takaj me këmbë në tokë ekipin: Asgjë nuk është mbyllur, titulli vendoset në tri ndeshjet e radhës

Q.Autor

“ISHIN PERSONA ME MASKA”/ Tifozi i Kosovës rrëfen ngjarjen e turpshme të çekëve: Na sulmuan duke ngrënë bukë

Delo.autor

Leave a Comment