Moto GP

Marquez i replikon Rossit: Nuk kam godituar askënd qëllimisht si ty

Pak orë pas deklaratës së Valentino Rossit se Marc Marquez përbën një rrezik për të gjithë pilotët në pistë, ka ardhur edhe reagimi i pilotit spanjoll të Honda, i cili është kampion bote në fuqi në Moto GP. Gabimi i spanjollit, që 4 xhiro nga fundi goditi rivalin italian, duke e nxjerrë jashtë piste dhe rrëzuar, ka krijuar shumë polemika. “Nuk kam goditur askënd qëllimisht. Po përpiqesha ta parakaloja dhe për gabimin i kërkova ndjesë”, tha Marquez.

Më tej, piloti spanjoll shtoi: “Gabimin më të madh në garë e bëra ndaj Aleix Espargaro, ndërsa ndaj Rossit nuk bëra asnjë çmenduri. Unë isha në pjesën e brendshme të pistës”, thotë Marquez. Kampioni i botës në fuqi, në deklaratën e tij “thumbon” Rossin, duke i thënë: “Në karrierën time asnjëherë nuk kam goditur ndokënd në pistë qëllimisht, siç bëri ti me mua (i referohet aksidentit të vitit 2015). Ky aksident ishte pasojë e kushteve të pistës”, tha Marquez.

Ishte një aksident normal gare, ashtu sikurse ndodhi në xhiron e parë mes Zarco dhe Pedrosa. Kur u rrëzua, i kërkova menjëherë ndjesë, madje kërkova ta takoja edhe pas garës, por njerëzit e tij nuk pranuan që të hyja brenda. E pranoj që ishte një ditë e vështirë për mua, por konfirmoj se bëra maksimumin për të evituar kontaktin mes nesh në garë”, u shpreh Marc Marquez, që për këtë kontakt me Rossin u penalizua me 30 sekonda pas garës.

Related posts

E PAZAKONTË NË MOTO GP/ Grushte e shkelma në pistë, pilotët zihen mes tyre pas aksidentit (VIDEO)

Delo.autor

MOTO GP/ Marquez bën ligjin në Spanjë, triumfon në “shtëpi” dhe merr kreun e renditjes

Delo.autor

MOTO GP/ Rrëfehet Rossi: Ky është momenti më i vështirë i një gare

Delo.autor

Leave a Comment