Formula 1

Rrëfehet Vettel: Në Bahrein fitova me goma që ishin shkatërruar

Sezoni 2018 në Formula 1 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për piloting jerman të Ferrarit, Sebastian Vettel, që ka triumfuar në dy garat e para dhe udhëheq renditjen me 50 pikë të plota. Suksesi i fundit në garën e zhvilluar në Bahrein ishte shumë i vështirë për pilotin gjerman, që ndryshe nga pilotët e tjerë vendosi të bëjë vetëm një ndalesë për të ndërruar gomat. Në fund ai rrezikoi shumë, por arriti të mbajë pas Bottas, ndërkohë që rrëfen se kishte gënjyer drejtuesit e skuadrës në lidhje me gjendjen e gomave.

Mbaj mend që u thashë drejtuesve në radio se gjithçka ishte nën kontroll, por gënjeva. Në ato moment shihja që Bottas ishte më i shpejtë se unë dhe nuk besoja se do të arrija të mbaja nga pas pilotin e Mercedes. U përpoqa të bëj maksimumin, por në fund Mercedes ishte shumë i shpejtë. Fitoi strategjia jonë, por gomat në fund thuajse ishin të shkatërruara. Nuk kishim asgjë për të humbur, ndaj rrezikuam dhe fituam. Kur fiton në këtë mënyrë të shijon më shumë. Falënderoj të gjithë, një sukses i jashtëzakonshëm. Mëkat që Kimi nuk arriti ta mbyllë garën”, tha Vettel.

Related posts

PARALAJMËRON RIVALIN KRYESOR/ Vettel: Dua të thyej dominimin e tij dhe të Mercedesit

Delo.autor

FITORJA E PARË E “KOKËKUQES” KËTË SEZON/ Charles Leclerc e pranon: Pa ndihmën Vettel e Ferrari nuk do të…

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Verstappen: Ky sezon një shans i madh për mua e Red Bull

Delo.autor

Leave a Comment