Moto GP

Marquez “zgjedh” shokun e skuadrës, voton për Pedrosën

Kohët e fundit është folur shumë për një ndryshim te skuadra e Hondës. Pas rinovimit edhe për dy sezone të tjera të spanjollit Marc Marquez, që është edhe kampion bote në fuqi në Moto GP, në dilemë është emri i pilotit tjetër, pozicion që aktuliasht e mban Dani Pedrosa.

Ky i fundit duket në dyshim për vitin 2019, me Johann Zarco dhe Cal Crutchlow që janë kandidatë për t’i marrë vendin.

Por nuk është dakord me këtë vendim Marquez, që shprehet se nuk ka dyshime për sa i përket pilotit që synon të jetë në krah edhe vitin tjetër. “Dani Pedrosa.

Gjithnjë e kam thënë se në çdo skuadër është e rëndësishme që të jenë dy pilotë të fortë, pasi kjo ndihmon për rritjen e skuadrtës, shton konkurrencën dhe rrit nivelin. Dhe Dani është një pilot i tillë, që t’i bën gjërat e vështira në garë”, tha Marquez, që nuk preferon ndryshime në skuadër.

“Dani çdo vit fiton 2-3 gara në Botëror edhe pse ende nuk ka fituar asnjë titull. Ai është gjithnjë aty duke garuar për t’u ngjitur në podium, për të qenë gjithnjë mes 4 të parëve në kampionat. Nëse është në formën optimale dhe ka një motor të përshtatur mirë për pistën, atëherë është i pakapshëm për të gjithë”, deklaroi Marc Marquez, që përgatitet për garën e dytë sezonale, në Argjentinë.

Related posts

U SHPALL KAMPION BOTE NË “MOTO GP”/ Quartararo: Kam dy ditë që festoj titullin, do të vazhdojmë deri në fund të sezonit

Delo.autor

MotoGP/ Iannone lë pas problemet dhe tregon se: Është rikthyer…

Sadik.Autor

MOTO GP/ 278 rrëzime gjatë 18 garave, ja pilotët që kanë përfunduar më shumë në asfalt

Delo.autor

Leave a Comment