Sport

Montecarlo, specialisti Nadal në finale, “likuidon” pa probleme Dimitrovin

Rafael Nadal mposht 2-0 me sete (6-4, 6-1) bullgarin Grigor Dimitrov dhe siguron finalen e 12 në karrierë në fushën me dhe të kuq të Montecarlos.

Tenisti spanjoll, numri 1 në botë dhe 10 herë triumfues në Principatë, e likuidoi në vetëm 1 orë e 11 minuta lojë rivalin e tij ballkanas, që mundi të rezistonte disi në setin e parë, duke fituar 4 gejme, ndërsa në të dytin u dorëzua pa kushte, duke arritur të marrë vetëm një gejm.

26-vjeçari bullgar, numri 5 në botë, në njëfarë mënyre u “fik” në gejmin e fundit të setit të parë, për t’u dorëzuar pa kushte ndaj tenistit të lindur në Majorka. Ndikoi në këtë paraqitje të dobët të Dimitrov edhe dëmtimi që pësoi në krah, për t’ia bërë edhe më të lehtë suksesin rivalit të tij.

Related posts

Larson: Ibra është çmendur, Suedia është më e fortë pa të…

Sadik.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Skënderbeu-Bylis. Rezultati 1-1

Delo.autor

Mërgim Mavraj në një lidhje/ Ja bukuroshja gjermane që ia vodhi zemrën (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment