Moto GP Sport

MOTO GP/ Marquez dominon në SHBA, Doviziozio kryeson renditjen

Marq Marquez ka fituar garën në cirkuitin e Austin, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky ishte suksesi i parë në këtë sezon për spanjollin, kampion në fuqi i Moto GP.

Piloti Honda, edhe pse vuri kohën më të shpejtë në provat zyrtare u nis i katërti si pasojë e një parregullësise ndaj Vinales. Megjithatë, pasi parakaloi Iannone që në fundin e xhiros së parë, ai mori kryesimin dhe nuk e la më kurrë duke fituar me meritë.

Kjo ishte fitorja e gjashtë për të në këtë pistë.

Vinales me Yamaha u rendit në vendin e dytë, ndërsa Iannone me Suzuki kompletoi podiumin në SHBA, vetëm i katërti u rendit Valentino Rossi.

Ai që e nisi garën si lideri i klasifikimit të përgjithshëm, Crutchlow u rrëzua dhe kësisoj nuk është më i pari.

Renditja kryesohet ne Doviziozio me Ducati, i cili doli i pesti në garën e Austin dhe kryeson me 46 pikë, një pikë më shumë se vendi i dytë Marquez.

Related posts

I DOLI EMRI PËR TRAJNER TEK KOMBËTARJA FRANCEZE/ Zidane na befason me përgjigjen

Delo.autor

9 LOJTARË DREJT LARGIMIT NGA “BERNABEU”/ Perez synon rreth 500 milionë euro nga shitjet, ja lista e “viktimave”

Delo.autor

GOLI MË I BUKUR I SEZONIT/ Barcelona B liston të parin Rei Manajn me “MAGJINË” ndaj Espanyol (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment