Moto GP Sport

MotoGP/ Dovizioso pretendent kryesor në Austin, por nuk ka besim

Andrea Dovizioso dëshiron që të marrë kreun e klasifikimit në përfundim të këtyre garave, duke parë që në Argjentinë ishte i detyruar që t’i hapte rrugë Cal Crutchlow. “Vendi i gjashtë nuk është një rezultat i mirë, por në Argjentinë ishim me fat sepse regjistruam një shpejtësi të mirë. Miller ka treguar se ishte e mundur që të ishim më të shpejtë me një Ducati, kështu që duhet të përmirësojmë punën tonë. Duhet të ruajmë qetësinë dhe përqendrimin”.

“Vitin e shkuar kam vuajtur, por në të shkuarën kam bërë mirë. Përse nuk e riprovoj? Këtë sezon nuk është si në të shkuarën, ka shumë pilotë që bëjnë garë të fortë dhe janë shumë konkurrues, por edhe satelitorë. Çdo gjë mund të ndodhë, çdo të diel ka paqartësi dhe të gjithë rezultatet janë të mundshëm”, ka përmbyllur piloti më i rëndësishëm i Ducati-t.

Në fund ka folur edhe për problemin mes Marquez dhe Rossi-t. “Konfliktet mes Rossi-t dhe Marquez na kushtëzojnë të gjithëve, mes shumë ideve në komisionin e sigurisë duhet të kuptojmë se ka mundësi për të ndryshuar rregullat. Tani duhet që të ruajmë përqendrimin, është një sezon ku ka shumë pilotë dhe do të ketë rivalitet. Në Austin mund të ndodhë gjithçka”, tha piloti i Ducati-t, i cili shihet si një nga favoritët në garën për Çmimin e Madh të SHBA-ve në pistën e Austin të Teksasit.

Related posts

TRANSFERIMI I BUJSHËM TEK LAZIO/ Muriqi: Tares i dhashë besën, golin e parë do ia dedikoj…

Delo.autor

“HIDHI NJË SY NGA NGOLO KANTE”/ Kur tifozi i propozonte skuadrës së tij mesfushorin që në 2013

Delo.autor

Ekipi larg luftës për kampion, tifozët sulmojnë autobusin gurë dhe granata tymi (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment