Futboll Premier League Sport

Xhaka: Ishte nder që isha nën urdhrat e Arsene Wengerit

Largimi i Arsene Wengerit nga Arsenal ka emocionuar edhe Granit Xhakën.
Trajneri francez sot përmes një komunikate ka njoftuar se në fund të sezonit do të largohet nga Arsenalit.

Wenger ka qenë pjesë e Arsenalit për 22 vite.

Largimi i Wenger, ka emocionuar edhe Granit Xhakën, i cili përmes një reagimi në Instagram ka thënë se ka qenë një privilegj për të punuar me trajnerin francez.

“Një ëndërr e bërë realitet për të luajtur me ju, një nder që isha nën urdhrat e juaja. Faleminderit shef, legjendë e madhe. Tani duhet ta përfundojmë këtë sezon në mënyrën më të mirë së bashku dhe ta përfundojmë atë me një trofe”, ka shkruar ndër të tjerash në Instagram, Xhaka

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Giampaolo do të ketë në skuadër lojtarin e shumë kërkuar… (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ UEFA shpall lojtarin më të mirë të javës në Champions

F.autor

SPANJA MBAN FRYMËN/ Sonte derbi i Madridit. Benzema-Suarez, ujqërit në skenë…

Delo.autor

Leave a Comment