Futboll

Tirana debuton në Ligën Ballkanike në regbi

Regbi në mes të Radnickit të Nishit të Serbisë dhe Tiranës. Masat e sigurisë ishin të mëdha për rreth stadiumit. Por, gjithçka kaloi pa incidente. Sportistët thonë se u tregua kultura e këtij sporti, i cili ngelet ndër të vetmit ku politika përfshihet rrallë. Tirana humbi 38 – 0. Sportistët shqiptarë ngelën të kënaqur.

“Me anë të lojës tonë nxorëm më shumë se sa e prisnim. Mikpritja ishte shumë e madhe”, tha Alban Llapa.

Përfaqësuesit e klubit serb thanë se u zhvillua një ndeshje e mirë dhe miqësia do të vazhdoj edhe në garat e tjera të Ligës Ballkanike.

“Ndeshja u konsiderua e rrezikut të lartë, por masat janë parandaluese dhe jemi të lumtur që përkundër pjesëmarrjes së njerëzve nuk ndodhi asnjë incident’, tha Llazar Zhivkovic, Trajner i Klubit Radnicki nga Nishi.

Si në çdo ndeshje të këtij niveli biletat u shitën me karta të identitetit, por kësaj radhe nuk pati as parulla kundër e as incidente.

Related posts

PANIK në Romë përpara ndeshjes së Championsit, plagosen tifozët e CSKA-së

Isa.Autor

ÇMENDURIA E MERKATOS/ Pepe prish kontratën dhe i paguan rrogën të gjithëve

Isa.Autor

I KUNDËRPËRGJIGJET PRESIDENTIT PEREZ/ Tebas: Real Madrid meriton më shumë

Delo.autor

Leave a Comment