Futboll Seria A

Napoli, Sarri zbulon “sekretin” e përmbysjes kundër Chievo

Fjalët e Maurizio Sarri, pas një përmbysje epike kundër Chievo Verona, që e mban Napoli në garë me Juventus për titullin kampion, deklaroi: “Kemi fituar një ndeshje ku e meritonim fitoren. Dukej një ndeshje e mallkuar ku nuk po shënonim edhe pse të gjitha statistikat ishin në mënyrë të dukshme në favorin tonë. Fundi i sfidës i dha logjikë atyre që treguan ekipet në fushën e lojës, por mbi të gjitha dua të falënderoj tifozët sepse mendoj se ata ishin sekreti i kësaj përmbysje.”

Napoli ka katër pikë më pak se Juventus kryesues kur mbeten edhe shtatë ndeshje nga fundi, një prej të cilave është përballja direkte. “Ne duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet deri në fund. Fitorja e sotme ishte më shumë një mesazh për veten tonë sesa për Juventus. Ne duam të fitojmë gjithmonë dhe po të mos kishte ndodhur sot do të ishte një padrejtësi,” – vazhdoi Sarri.

Në fund, trajneri i Napoli ka folur edhe për nervozizmin e treguar nga Insigne në momentin e zëvendësimit: “Lorenzo luajti mirë. Jemi në një moment kur shpesh po gabojmë zgjedhjen e fundit në 20 metrat para portës kundërshtare, por kjo është pjesë e lojës në një kampionat të gjatë. Jam i kënaqur për golin e Milik, i tregon të gjithëve sesa e ka dëmtuar skuadrën tonë dëmtimi i tij i dyfishtë.”

Related posts

ÇFARË PO NDODH? E ardhmja e Dembeles e pasigurt. Ngecin sërish bisedimet mes tij e Barcelonës

F.autor

REVOLUCION TEK FANELLAT/ Milani prezanton uniformat për sezonin e ardhshëm, ja ndryshimi (FOTO)

Delo.autor

TURQIA RREZIKON PËRJASHTIMIN/ Ja skenari që e çon Shqipërinë në Europian

Delo.autor

Leave a Comment