Të tjera

Parandalohet një sulm “vrasës” në maratonën e Berlinit

Policia gjermane ka parandaluar një komplot për të sulmuar maratonën e së dielës në Berlin. Mësohet se 6 persona u arrestuan lidhur me planet për të kryer sulmin.

Gazeta “Die Welt” thotë se një njeri i ndaluar planifikoi të ngrinte një sulm vdekjeprurës me thikë ndaj pjesëmarrësve dhe spektatorëve.

Gazeta raporton se personat e arrestuar kanë lidhje me tunizianin Anis Amri, që përplasi për vdekje 12 persona me kamion në krishtlindjen e 2016-s, në Berlin.

Në deklaratën e së dielës, policia ka bërë me dije se kanë zhvilluar kontrolle në adresa të ndryshme, duke arrestuar edhe të dyshuarit që variojnë nga moshat 6 deri në 21.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Ceremonia e ndezjes së Flakës Olimpike pa spektatorë

Delo.autor

PUBLIKOHET LISTA/ Nga shifra marramendëse në “qindarka”, ja sa paguhen 20 pilotët e “Formula 1″…

Delo.autor

Vettel: Ricciardo më surprizoi, në Belgjikë “skuqim” kreun

Isa.Autor

Leave a Comment