Formula 1

Vettel fiton edhe në Bahrain, Raikkonen tërhiqet pas momentit “horror” në bokse

Sebastian Vettel e ka festuar në mënyrën më të mirë garën e tij numër 200 në Formula 1, duke u bërë piloti i 18-të në histori që e arrin këtë shifër. Gjermani, pas fitores në Çmimin e Madh të Australisë, ka triumfuar edhe në atë të Bahrein. Pas tij janë renditur Bottas dhe Haimlton, me këtë të fundit që e ka nisur garën nga vendi i nëntë.

Ka nisur keq gara për pilotët e Red Bull, të dy të tërhequr në xhiron e pestë. E kundërta ka qenë për Hamilton, kampionin në fuqi, i cili ka rikuperuar tri pozicion brenda së njëjtës xhiro. Vettel ka bërë ndalesën e parë në bokse në xhiron e 19-të dhe ka dalë në vendin e katërt pas kthimit në pistë, teksa Bottas ka marrë kryesimin.

Xhiroja e pit stop-eve ka nxjerrë Hamilton në vendin e parë dhe në xhiron e 26-të ka ardhur dyluftimi me Sebastian Vettel, me këtë të fundit që ka arritur të parakalojë anglezin dhe të marrë kryesimin. Befasia për Ferrari-n ka ardhur në xhiron e 36-të, me Raikkonen që ka qenë i detyruar të tërhiqet nga gara pasi është nisur para kohe nga pti stop, teksa goma e majtë e pasme nuk ishte fiksuar. Në nisje ka përplasur edhe një mekanik (shikoni videon më poshtë).

Pas këtij momenti, skuderia italiane ka njoftuar Vettel në radio për ndryshimin e strategjisë. Në fakt, drejtuesit e Ferrari-t kanë vendosur të rrezikojnë dhe të mos bëjnë më asnjë pit stop deri në fundin e garës. Një strategji kjo që ka rezultuar e suksesshme, me pilotin gjerman që ka arritur të mbajë mbrapa Botta-s, i cili është afruar shumë në 3 xhirot e fundit, por jo aq sa të realizonte parakalimin. Pas garës së stome, Vettel kryeson renditjen e përgjithshme me 50 pikë, ndjek Hamilton me 33, ndërsa në vendin e tretë e mban Bottas me 22 pikë.

Related posts

SKANDAL/ Piloti i Formula 1 publikon pamjet duke i prekur pjesën intime femrës, por më pas… (VIDEO)

Delo.autor

Flet njeriu që ka vizituar Michael Schumacher: Mos flisni…

Sadik.Autor

BËM BABA TË TË NGJAJË/ Mick Schumacher triumfon në Silverstone, suksesi i dytë sezonal

Isa.Autor

Leave a Comment